Furnizimi i rregullt me ujë për qytetarët po vihet në pikëpyetje, ndërsa autoritetet paralajmërojnë për pasoja konkrete në rast të mosrespektimit të procedurave nga ana e konsumatorëve.
Zyrtarë të kompanisë rajonale të ujësjellësit kanë bërë thirrje që qytetarët të tregohen më të përgjegjshëm dhe të përfundojnë obligimet e tyre administrative, në mënyrë që të shmangen ndërprerjet e mundshme të shërbimit.
Zëdhënësja e KRU “Prishtina”, Arjeta Mjeku ka folur rreth rrezikut për mungesën e furnizimit të rregullt me ujë.
“Ne kemi apeluar që të mos hezitojnë të nënshkruajnë kontratën për shërbime”, tha ajo.
Sipas saj, në momentin që kontrata dërgohet në adresën e konsumatorit, qytetarët kanë një afat të caktuar për ta nënshkruar atë.
Ndërsa në momentin që kontrata shkon në shtëpinë e konsumatorit, ai/ajo ka kohë deri në 10 ditë për të nënshkruar të njëjtën.














