Një operacion policor është zhvilluar në Prishtinë, në kuadër të hetimeve për keqpërdorime në procesin e pajisjes me patentë shoferë.
Si rezultat i këtij aksioni, katër ekzaminerë janë arrestuar nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Gjatë kontrollit të realizuar nga autoritetet, te personat e dyshuar janë gjetur edhe të holla, të cilat dyshohet se lidhen me veprimtarinë e kundërligjshme.
Rasti është konfirmuar edhe nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë duke vazhduar.














