Humbi penalltinë, Muriqi: Një lojtar si unë duhej të shënonte

Mallorca nuk ka arritur të marrë rezultat pozitiv në javën e 29-të të La Liga, duke u mposhtur me rezultat 2-1 në transfertë ndaj Elches…

1 minute

Read Time

Mallorca nuk ka arritur të marrë rezultat pozitiv në javën e 29-të të La Liga, duke u mposhtur me rezultat 2-1 në transfertë ndaj Elches.

Ndeshja u vendos edhe nga një moment dramatik në fund, ku Vedat Muriqi humbi një penallti në minutën 90+2, duke i mohuar skuadrës së tij mundësinë për të marrë të paktën një pikë.

Sulmuesi kosovar foli pas ndeshjes për penalltinë e humbur: “Humba një penallti. Këto gjëra ndodhin, por bëhet fjalë për jetën tonë! Një lojtar si unë duhej të shënonte. Pavarësisht se e humba, do të vazhdoj të godas penalltitë. Jam i sigurt se do t’i jap shumë gëzim ekipit dhe tifozëve.”

31-vjeçari në fund u kërkoi falje tifozëve duke thënë: “Më vjen keq për ta.”

Pavarësisht këtij momenti, Muriqi po kalon një sezon të mirë në Spanjë, ku deri më tani ka zhvilluar 27 ndeshje, duke realizuar 18 gola dhe 1 asist.

About the Author