Bota e filmit dhe arteve marciale është tronditur nga lajmi për vdekjen e një prej figurave më ikonike të zhanrit aksion. Chuck Norris ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare.
Aktori amerikan ka vdekur të enjten në mëngjes në Hawai, pasi ishte dërguar në spital për shkak të një urgjence mjekësore.
Në një deklaratë të publikuar në faqen e tij në Instagram, familja ka konfirmuar lajmin për ndarjen e tij nga jeta.
“Me zemër të thyer familja jonë ndan lajmin e ndarjes së papritur nga jeta të të dashurit tonë, Chuck Norris, dje në mëngjes.
“Ndërsa do të donim t’i mbanim rrethanat private, ju lutemi ta dini se ai ishte i rrethuar nga familja e tij dhe ishte në paqe”, thuhet në deklaratë.
Lajmi është raportuar edhe nga mediat ndërkombëtare.














