Ministri shqiptar i Mbrojtjes: Shqipëria dhe Kosova të sigurta nën mbrojtjen e NATO-s

Siguria kombëtare e Shqipërisë mbetet e garantuar përmes bashkëpunimit të ngushtë me aleatët ndërkombëtarë, pavarësisht zhvillimeve dhe deklaratave që vijnë nga rajoni. Ministri shqiptar i..

1 minute

Read Time

Siguria kombëtare e Shqipërisë mbetet e garantuar përmes bashkëpunimit të ngushtë me aleatët ndërkombëtarë, pavarësisht zhvillimeve dhe deklaratave që vijnë nga rajoni.

Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nufi tha se Shqipëria ndihet e sigurt pavarësisht kërcënimeve që mund të vijnë, si në rastin më të fundit nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ai tha se Shqipëria të gjitha politikat e sigurisë i ka në përputhje me aleancën ku bën pjesë, NATO.

“Serbia i mitigon të gjitha rreziqet që i pretendon si të sajat, në përputhje me dokumentet e veta strategjike. Republika e Shqipërisë nga ana e saj, të gjitha politikat e sigurisë i ka në përputhje me aleancën ku bën pjesë, aleancën ushtarake të NATO-s, që është më e forta në botë”.

Nufi shtoi se e gjithë doktrina dhe përgatitja është në përputhje me NATO-n dhe siguria e qytetarëve shqiptarë, por siç tha, edhe e Kosovës, për sa kohë kemi atje një forcë të mandatuar si KFOR, është e garantuar gjithashtu nga aleanca ushtarake më e fortë në botë.

“Rrjedhimisht shqetësimet që mund të ketë, për Republikën e Shqipërisë përkthehen në një qasje që është në koordinim me aleancën dhe partnerët dhe ne na bën të ndihemi të sigurt për sa kohë që ne përmbushim detyrat që kemi marrë angazhim, në drejtim të aleancës”, shtoi ai.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports