Skena e Teatrit të Gjilanit, sot dhe nesër nga ora 20:00, kthehet në një fushë loje mes gënjeshtrës dhe së vërtetës me dy komeditë e Florian Zeller – “Gënjeshtra” dhe “E Vërteta”.
Dy shfaqje që flasin me njëra-tjetrën, që pasqyrojnë dhe kundërshtojnë njëra-tjetrën. Ku çdo buzëqeshje fsheh një dyshim, çdo heshtje një rrëfim, dhe çdo e vërtetë ka hijen e vet të gënjeshtrës.

Shfaqje këto me plot humor, tension dhe ngrohtësi teatrale, aty ku asgjë nuk është krejt e vërtetë, dhe asnjë gënjeshtër nuk është krejt e rreme.









