Pas përfundimit të ndeshjeve kthyese të fazës së 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, tashmë janë mësuar skuadrat që kanë siguruar vendin në çerekfinale, si dhe është zbuluar formacioni më i mirë i javës.
Të martën dhe të mërkurën, u zhvilluan ndeshjet e dyta të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve.
Çerekfinale u kualifikuan: Real Madrid, Arsenali, PSG, Sporting Lisbona, Barcelona, Liverpooli, Bayern Munchen dhe Atletiko Madrid.
Faqja zyrtare e Champions League, ka publikuar formacionin më të mirë të kësaj jave.
Formacioni më i mirë:
Safonov, Stanishiq, Konate, Goncalo Inaco, Araujo, Rice, Szoboszlai, Xavi Simons, Trincao, Raphinha, Vinicius.















