Sot është Nata e Kadrit: Gjithçka që duhet të dini rreth saj

Nata e Kadrit zë një vend të veçantë në besimin islam dhe konsiderohet ndër netët më të rëndësishme të vitit për besimtarët myslimanë. Kjo natë vlerësohet jashtëzakonisht shumë, pasi sipas mësimeve islame, adhurimi dhe agjërimi gjatë saj kanë vlerë të barabartë me adhurimin e një periudhe prej një mijë muajsh.

Pikërisht për këtë arsye, shumë njerëz zgjedhin të agjërojnë dhe të shtojnë lutjet në këtë ditë, madje numri i atyre që agjërojnë në këtë natë shpesh është më i madh se gjatë ditëve të zakonshme të muajit të Ramazanit.

Nata e Kadrit lidhet me një ngjarje të rëndësishme për islamin, pasi besohet se në këtë natë filloi zbritja e Kuranit në tokë dhe nisja e shpalljes së librit të shenjtë. Sipas klerikëve, lutjet dhe agjërimi i bërë në këtë natë kanë një rëndësi të veçantë dhe mendohet se ndikojnë në fatin dhe jetën e njeriut për një vit të tërë. Për këtë arsye, besohet se mijëra njerëz, jo vetëm myslimanë praktikues të rregullt, por edhe të tjerë, zgjedhin të agjërojnë në këtë ditë.

Sipas besimit islam, në Natën e Kadrit, me lejen e Zotit, zbresin engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) për të përcaktuar çështje të ndryshme. Thuhet se kjo natë është e mbushur me paqe dhe qetësi deri në agimin e mëngjesit.

Myslimanët besojnë gjithashtu se Kurani iu shpall profetit Muhammed nga Allahu pikërisht në këtë natë. Zbritja e shpalljes nisi në shpellën Hira në Mekë, ndërsa sureja e parë që u shpall ishte sureja Alak.

Shenjat e Natës së Kadrit

Kjo natë e veçantë besohet të ketë disa shenja karakteristike, të cilat zakonisht vërehen vetëm pasi të ketë kaluar dhe të ketë lindur dita e re.

Ndër shenjat që përmenden është lindja e diellit në mëngjesin pasues pa rreze të forta, ose me një ngjyrë të kuqërremtë dhe ndriçim më të zbehtë. Po ashtu thuhet se gjatë Natës së Kadrit mund të bjerë një shi i lehtë, ndërsa moti është i qetë, pa erëra të forta dhe temperatura është e moderuar, as shumë e nxehtë dhe as e ftohtë.

Çfarë duhet të bëjë myslimani Natën e Kadrit?

Gjatë kësaj nate, besimtarët këshillohen të shtojnë adhurimin dhe veprat e mira.

Të bëjë sa më shumë dua (lutje).

Të bëjë teube e istigfar (të pendohet, për mëkatet dhe të kërkojë mëshirë nga i Madhi Zot).

Të shtojë tespihët (të përmendurit dhe të madhëruarit e Allahut) dhe falënderimet.

Të bëjë salavat për Pejgamberin a.s.

Të japë sadaka sa të ketë mundësi.

Të ruhet nga mëkatet e gjymtyrëve (duarve, këmbëve, syrit, veshit etj.).

Të mos i kalojë namazet pa xhemat (pra të falet sa më tepër në xhami).

Të ngjashme:

Flutura e konsideruar e zhdukur për 30 vjet rishfaqet në Angli
  • March 15, 2026

Një specie e rrallë fluture, e cila për dekada ishte konsideruar e zhdukur në Britaninë e Madhe, është vërejtur sërish në disa zona të Anglisë. Zbulimi i fundit ka ngjallur…

Vazhdo lëximin...
Historia e fshehtë pas statujës ikonike të “Oscar”-it
  • March 14, 2026

Çmimi Oscar konsiderohet një nga vlerësimet më prestigjioze në industrinë e filmit. Për dekada me radhë, statuja e artë që u jepet fituesve është shndërruar në një simbol global të…

Vazhdo lëximin...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ke humbur:

Sot është Nata e Kadrit: Gjithçka që duhet të dini rreth saj

  • March 16, 2026
Sot është Nata e Kadrit: Gjithçka që duhet të dini rreth saj

Rritet sërish çmimi i naftës në Kosovë, deri në 1.55 euro për litër

  • March 16, 2026
Rritet sërish çmimi i naftës në Kosovë, deri në 1.55 euro për litër

Qytetarët ankohen për çmimet e larta

  • March 16, 2026
Qytetarët ankohen për çmimet e larta

Trupi i një burri gjendet në kosh plehrash në Angli, arrestohen tre persona

  • March 16, 2026
Trupi i një burri gjendet në kosh plehrash në Angli, arrestohen tre persona

Jeton Koca jep dorëheqje nga detyra e Prokurorit të Shtetit

  • March 16, 2026
Jeton Koca jep dorëheqje nga detyra e Prokurorit të Shtetit

Studentët e Stomatologjisë protestojnë para Agjencisë së Kosovës për Akreditim, “Universiteti në rrezik”

  • March 16, 2026
Studentët e Stomatologjisë protestojnë para Agjencisë së Kosovës për Akreditim, “Universiteti në rrezik”