Qytetarët ankohen për çmimet e larta

Tregu i gjelbër në kryeqytet ishte i frekuentuar gjatë fundjavës, ku shumë qytetarë u drejtuan për të blerë produkte ushqimore. Megjithatë, përveç interesimit për blerje, shumë prej tyre shprehën pakënaqësi për çmimet e larta të produkteve, duke theksuar se ato po bëhen gjithnjë e më të vështira për t’u përballuar.

Shqetësimet e konsumatorëve u ngritën pikërisht në Ditën Botërore të Konsumatorit, ku sipas qytetarëve çmimet janë të paqëndrueshme dhe rëndojnë buxhetin e përditshëm familjar.

Nga ana tjetër, tregtarët i arsyetuan çmimet duke theksuar se produktet e importuara kanë kosto më të lartë, ndërsa ato vendore janë më të pakta në treg.

Kryetari i Shoqatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku, tha se niveli i informimit dhe vetëdijesimit të konsumatorëve në vend varet edhe nga përmbushja e obligimeve që kanë institucionet ndaj tyre. Ai kërkoi nga Qeveria të ketë një ministri të mbrojtjes së konsumatorit.

“Elementi kryesor socio-ekonomik është konsumi, nevoja, kërkesa, është konsumatori. Qeveria duhet të na njohë si të tillë, dhe si të tillë edhe Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorit duhet ta avancojë në drejtori dhe të jemi të barabartë me Drejtorinë e Tregtisë, Drejtorinë e Industrisë dhe Drejtorinë e Inovacionit”, tha Kaçaniku.

Sipas të dhënave zyrtare, në disa muaj të vitit 2025 inflacioni vjetor në Kosovë ka qenë rreth 4–5 për qind. Në tetor 2025 çmimet e konsumit ishin mesatarisht 5.1 për qind më të larta se në tetor 2024, ndërsa në nëntor 2025 rritja mesatare ishte rreth 5.3 për qind krahasuar me një vit më parë.

Produktet që u shtrenjtuan më së shumti gjatë vitit 2025, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës janë energjia elektrike, deri rreth 15–20 për qind në disa periudha, frutat mbi 15–16 për qind, kafe, çaj dhe kakao rreth 13–17 për qind, mishi rreth 12–13 për qind si dhe qumështi, djathi dhe vezët mbi 7–10 për qind.

Ndërsa, në shkurt 2026 inflacioni vjetor arriti rreth 6 për qind, rritja mujore ishte rreth 0.6 për qind, duke shënuar nivelin më të lartë të rritjes së çmimeve që nga viti 2023.

Të ngjashme:

Rritet sërish çmimi i naftës në Kosovë, deri në 1.55 euro për litër
  • March 16, 2026

Çmimet e derivateve të naftës në Kosovë kanë shënuar rritje të re, duke reflektuar zhvillimet e fundit në tregjet ndërkombëtare të energjisë. Në tregun me pakicë, çmimi i naftës ka…

Vazhdo lëximin...
Bizneset kërkojnë funksionalizimin e Zonës Ekonomike në Prizren
  • March 15, 2026

Kërkesat për krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e bizneseve në Prizren po shtohen vazhdimisht. Përfaqësues të komunitetit të biznesit në këtë komunë thonë se interesimi për zgjerim…

Vazhdo lëximin...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ke humbur:

Hapet konkursi për 25 anesteziologë në QKUK

  • March 16, 2026
Hapet konkursi për 25 anesteziologë në QKUK

Dritat misterioze mbi New York nxisin teori për UFO

  • March 16, 2026
Dritat misterioze mbi New York nxisin teori për UFO

Xhiroja e 25-të në Superligën e Kosovës

  • March 16, 2026
Xhiroja e 25-të në Superligën e Kosovës

Inteligjenca artificiale përshpejton zhvillimin e ilaçeve të reja

  • March 16, 2026
Inteligjenca artificiale përshpejton zhvillimin e ilaçeve të reja

Meta planifikon shkurtime të mëdha të vendeve të punës për shkak të investimeve në inteligjencën artificiale

  • March 16, 2026
Meta planifikon shkurtime të mëdha të vendeve të punës për shkak të investimeve në inteligjencën artificiale

Google Maps merr përditësimin më të madh në më shumë se një dekadë

  • March 16, 2026
Google Maps merr përditësimin më të madh në më shumë se një dekadë