Ngjarje e rëndë në Gjakovë: Një i vrarë dhe një i plagosur nga të shtënat me armë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Gjakovës, ku një person ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me..

1 minute

Read Time

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Gjakovës, ku një person ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri. Rasti ka tronditur familjarët dhe të afërmit e viktimës, të cilët kanë reaguar edhe në rrjetet sociale pas lajmit për vdekjen e tij.

38-vjeçari i vrarë këtë mëngjes në qytetin e Gjakovës është Rasim Binakaj.

Kjo u bë e ditur edhe përmes postimeve të familjarëve në rrjetet sociale, të cilët shprehën dhimbjen për humbjen e tij.

Sipas burimeve, viktima është vrarë nga i dyshuari Nexhdet Zymberaj, i cili aktualisht ndodhet në arrati.

Nga ky rast tragjik ka mbetur i plagosur edhe një person tjetër, 29-vjeçari Edin Mehmeti, i cili po merr trajtim mjekësor.

About the Author