Hoxhaj: Kur bota përballet me sfida të mëdha, Qeveria e Kosovës po luan me shtetin

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka ngritur shqetësime për situatën politike në vend, duke paralajmëruar për pasoja serioze nëse kriza institucionale vazhdon. Ai vlerëson se zhvillimet e fundit po e çojnë Kosovën drejt një gjendjeje pa stabilitet institucional dhe politik.

Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj theksoi se Kosova po kalon nga një situatë me mungesë të rendit në një gjendje edhe më të rëndë, ku rrezikohet të mbizotërojë kaosi dhe anarkia.

“Nëse dikush ka menduar se rënia në kaos nuk ndodh menjëherë, e ka pasur gabim. Vitin e kaluar e mbyllëm pa një Kuvend me funksion të plotë dhe pa një Qeveri me mandat demokratik. Pas dy javësh rrezikojmë të mbetemi edhe pa një President legjitim. Periudha kur pas zgjedhjeve ndërtoheshin shpejt institucionet tashmë i përket historisë. Kosova po shndërrohet nga një vend me më pak rend në një vend pa rend fare, duke rrezikuar të kaplohet nga kaosi dhe anarkia”.

Ai shtoi se në një kohë kur bota po përballet me sfida të mëdha, sipas tij, qeveria aktuale nuk po vepron në interes të shtetit.

“Në një moment kur bota përballet me sfida të mëdha që përcaktojnë fatin e kombeve, qeveria e Kosovës po luan me shtetin, duke sakrifikuar interesin kombëtar për ego të vogla politike dhe ambicie personale. Kjo nuk është më thjesht krizë politike, por një rrëshqitje e rrezikshme që po e dobëson Kosovën nga brenda dhe jashtë”, tha ai.

Hoxhaj shkroi gjithashtu se nëse kjo rrugë vazhdon, Kosova rrezikon të mbetet jashtë skenës ndërkombëtare.

“Historia nuk fal kur një komb humb shansin për të ecur përpara. Nëse kjo rrugë vazhdon, Kosova rrezikon të mbetet jashtë skenës ndërkombëtare, të humbasë vëmendjen e aleatëve dhe mundësitë strategjike për zhvillim dhe integrim. Një shtet nuk mund të mbijetojë pa institucione funksionale, pa rend politik dhe pa besim tek aleatët e tij”, ka shkruar Hoxhaj.

Të ngjashme:

Veteranët që punojnë në ndërmarrje publike thonë se nuk kanë marrë pensionin e shkurtit
  • March 15, 2026

Një numër veteranësh të luftës, të cilët janë të punësuar në ndërmarrje publike, kanë shprehur pakënaqësi pasi thonë se nuk kanë pranuar pensionin për muajin shkurt. Ata e konsiderojnë këtë…

Vazhdo lëximin...
Shtetasit e huaj njoftohen me rregullat e reja në kufi
  • March 15, 2026

Institucionet e Kosovës kanë nisur zbatimin e disa rregullave të reja që lidhen me qëndrimin e shtetasve të huaj dhe përdorimin e automjeteve me targa të huaja në vend. Këto…

Vazhdo lëximin...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ke humbur:

Veteranët që punojnë në ndërmarrje publike thonë se nuk kanë marrë pensionin e shkurtit

  • March 15, 2026
Veteranët që punojnë në ndërmarrje publike thonë se nuk kanë marrë pensionin e shkurtit

Hoxhaj: Kur bota përballet me sfida të mëdha, Qeveria e Kosovës po luan me shtetin

  • March 15, 2026
Hoxhaj: Kur bota përballet me sfida të mëdha, Qeveria e Kosovës po luan me shtetin

Musk paralajmëron prodhimin e çipave me Al nga Tesla

  • March 15, 2026
Musk paralajmëron prodhimin e çipave me Al nga Tesla

Shtetasit e huaj njoftohen me rregullat e reja në kufi

  • March 15, 2026
Shtetasit e huaj njoftohen me rregullat e reja në kufi

Zotëria i Parë ftohet nga Melania Trump në takimin inaugurues të koalicionit global “Fostering the Future Together” në SHBA

  • March 15, 2026
Zotëria i Parë ftohet nga Melania Trump në takimin inaugurues të koalicionit global “Fostering the Future Together” në SHBA

Ndryshim i motit gjatë javës në Kosovë, nga e marta priten reshje shiu dhe bore

  • March 15, 2026
Ndryshim i motit gjatë javës në Kosovë, nga e marta priten reshje shiu dhe bore