Ambasada e Kosovës në Abu Dhabi kërkon informacion për qytetarët që kanë lënë Emiratet e Bashkuara Arabe

Ambasada e Kosovës në Abu Dhabi ka bërë një thirrje për të gjithë qytetarët që ndodhen ose kanë qenë në Emiratet e Bashkuara Arabe, që..

1 minute

Read Time

Ambasada e Kosovës në Abu Dhabi ka bërë një thirrje për të gjithë qytetarët që ndodhen ose kanë qenë në Emiratet e Bashkuara Arabe, që të njoftojnë institucionin nëse janë larguar nga vendi me iniciativë personale.

Ky apel synon veçanërisht qytetarët – vizitorë të përkohshëm apo rezidentë – të cilët më parë janë regjistruar për mundësinë e evakuimit emergjent, por tashmë janë larguar nga territori i Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ambasada kërkon që qytetarët të informojnë sa më shpejt institucionin mbi vendndodhjen e tyre aktuale jashtë shtetit, në mënyrë që të përditësohet dhe të saktësohet lista e personave të regjistruar për evakuim.

Njoftimi mund të bëhet përmes:

Emailit: [email protected]
Numrit emergjent: +971 54 709 2109

Sipas ambasadës, ky hap do të ndihmojë në organizimin e veprimeve të mëtejshme dhe në menaxhimin më të saktë të listës së qytetarëve të paraqitur. Institucioni falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e treguar.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports