Policia sekuestron cigare në vlerë rreth 80-85 mijë euro në Leposaviq, të dyshuarit ikën drejt Serbisë

Policia e Kosovës ka ndërmarrë një aksion në veri të vendit, ku gjatë patrullimit ka zbuluar një sasi të konsiderueshme cigaresh të dyshuara për kontrabandë…

1 minute

Read Time

Policia e Kosovës ka ndërmarrë një aksion në veri të vendit, ku gjatë patrullimit ka zbuluar një sasi të konsiderueshme cigaresh të dyshuara për kontrabandë. Rasti është regjistruar në komunën e Leposaviqit, ku dy automjete të dyshimta janë ndaluar për kontroll.

Sipas autoriteteve, personat që dyshohen se ishin në automjete janë larguar nga vendi i ngjarjes sapo kanë vërejtur prezencën e policisë, duke u nisur në drejtim të kufirit me Serbinë.

Policia ka kapur 101 paketa cigare kontrabandë në dy automjete në Leposaviq.

Policia ka njoftuar se të dyshuarit kishin ikur pasi i kishin vërejtur policët. Vlera e cigareve vlerësohet të jetë rreth 80-85 mijë euro.

Dy automjetet janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor për hetime.

“Njësia policore gjatë patrullimit kanë vërejtur dy automjete me dy të dyshuar të cilët kur kishin vërejtur policinë kishin ikur në drejtim të Serbisë. Gjatë kontrollit të veturave janë gjetur dhe sekuestruar 101 paketa me cigare në vlerë rreth 80-85 mijë euro si dhe një radiolidhje”, thuhet në raportin e PK-së.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports