Kurti mbledh kabinetin qeveritar për dy ditë rresht

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se ka zhvilluar një takim të përbashkët me kabinetin e tij qeveritar, në kuadër të përgatitjeve për hartimin e programit qeverisës për mandatin e ri.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti bëri të ditur se takimi i kabinetit të Qeverisë Kurti 3 do të zgjasë dy ditë dhe ka për qëllim që zotimet e dhëna gjatë fushatës zgjedhore dhe ekspozeja e prezantuar para deputetëve të shndërrohen në një program konkret qeverisës.

“Në zgjedhjet e dhjetorit 2025, qytetarët na dhanë një besim të paparë në Kosovën e pasluftës. Ne kërkuam besimin qytetar për ta kthyer atë në siguri e begati. Nuk garuam me premtime që harrohen, por me zotime që jetësohen. Në dritë të kësaj, sot kemi filluar një takim të përbashkët të kabinetit tonë qeveritar, i cili do të vazhdojë për dy ditë rresht, me qëllim që zotimet e fushatës para qytetarëve dhe ekspozenë e prezantuar para deputetëve t’i shndërrojmë në program qeverisës”, shkroi Kurti.

Ai theksoi se programi qeverisës do të përkthehet në plane konkrete pune, projekte dhe objektiva që synojnë realizimin e angazhimeve të marra gjatë mandatit.

“Zotime që kthehen në program dhe program që përkthehet në plane me projekte, qëllime me objektiva, strategji me operacione, masa me punë të përditshme që do të realizohen përgjatë këtij mandati. Angazhimi, e mira e përgjithshme dhe interesi publik, zhvillimi dhe barazia, integriteti dhe dinjiteti shtetëror kanë qenë dhe do të mbeten pikënisja dhe synimi i qeverisjes sonë”, shkroi i pari i Qeverisë.

Të ngjashme:

Gashi: Prania e trupave amerikane në Kosovë është faktor stabiliteti dhe sigurie
  • March 13, 2026

Debati për praninë e trupave amerikane në Kosovë ka rikthyer vëmendjen pas raportimeve për një rishikim të mundshëm të vendosjes së forcave ushtarake të SHBA-së në nivel global. Megjithatë, sipas…

Vazhdo lëximin...
Kurti pret nesër në takim të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen
  • March 13, 2026

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pritet të zhvillojë nesër një takim me përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen. Takimi vjen në kuadër të angazhimeve…

Vazhdo lëximin...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ke humbur:

Kurti mbledh kabinetin qeveritar për dy ditë rresht

  • March 14, 2026
Kurti mbledh kabinetin qeveritar për dy ditë rresht

Gashi: Prania e trupave amerikane në Kosovë është faktor stabiliteti dhe sigurie

  • March 13, 2026
Gashi: Prania e trupave amerikane në Kosovë është faktor stabiliteti dhe sigurie

Kurti pret nesër në takim të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen

  • March 13, 2026
Kurti pret nesër në takim të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen

Pastrohet deponia ilegale në rrugën “Muharrem Fejza”, paralajmërohen kamera dhe gjoba për ndotësit

  • March 13, 2026
Pastrohet deponia ilegale në rrugën “Muharrem Fejza”, paralajmërohen kamera dhe gjoba për ndotësit

Një pjesë e Ferizajit mbetet pa rrymë, KEDS-i del me njoftim

  • March 13, 2026
Një pjesë e Ferizajit mbetet pa rrymë, KEDS-i del me njoftim

ShBA-ja pritet të dërgojë 2,200 marinsa dhe tri anije luftarake në Lindjen e Mesme

  • March 13, 2026
ShBA-ja pritet të dërgojë 2,200 marinsa dhe tri anije luftarake në Lindjen e Mesme