Pastrohet deponia ilegale në rrugën “Muharrem Fejza”, paralajmërohen kamera dhe gjoba për ndotësit

Autoritetet komunale në Prishtinë kanë ndërmarrë veprime për largimin e mbeturinave të hedhura në mënyrë të paligjshme në disa zona të qytetit. Një aksion i..

1 minute

Read Time

Autoritetet komunale në Prishtinë kanë ndërmarrë veprime për largimin e mbeturinave të hedhura në mënyrë të paligjshme në disa zona të qytetit. Një aksion i tillë është realizuar së fundmi në rrugën “Muharrem Fejza”, ku është pastruar një deponi ilegale.

Komuna ka paralajmëruar se përveç pastrimit të hapësirave publike, do të ndërmerren edhe masa shtesë për të parandaluar krijimin e deponive të reja në të njëjtat lokacione.

Në kuadër të aksioneve për mirëmbajtjen e hapësirave publike në kryeqytet, është realizuar pastrimi i një deponie ilegale në rrugën “Muharrem Fejza”.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama përmes një njoftimi në Facebook.

Sipas tij, përveç pastrimit të deponive ilegale, në pikat problematike do të vendosen edhe kamera sigurie me qëllim të parandalimit të hedhjes së mbeturinave.

Ai paralajmëroi gjithashtu se ndaj të gjithë personave që hedhin mbeturina inerte në hapësira publike do të shqiptohen gjoba.

“Përveç pastrimit, së shpejti do të realizohet vendosja e kamerave në këto pika problematike dhe do të shqiptohen gjoba për të gjithë ata që hedhin mbeturina inerte në hapësira publike”, ka shkruar Rama në Facebook.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports