Abdixhiku paralajmëron projekt të ri politik, flitet për mundësinë e rikthimit të Osmanit në LDK

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka paralajmëruar nisjen e një projekti të ri politik, duke bërë thirrje për bashkim më të gjerë qytetar dhe politik në vend. Njoftimi i tij ka nxitur diskutime në opinion, ndërsa disa analistë e kanë interpretuar si një ftesë të mundshme për presidenten Vjosa Osmani që t’i bashkohet sërish LDK-së.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka bërë të ditur se synon të nisë një iniciativë të madhe politike, edhe pse pa dhënë shumë detaje rreth saj.

“Do të nis bashkimin e madh politik e qytetar rreth një projekti të përbashkët. Një projekti që tejkalon secilin prej nesh. Që tejkalon dallimet e vogla, ambiciet e mëdha dhe hidhërimet e së shkuarës. Dramat e sotme, krizat e përvitshme dhe fajësimet e pandalshme po e shterojnë Kosovën. Vendit i duhet një tjetër rrëfim. Një rrëfim që bashkon, që normalizon jetën politike, që zhvillon shtetin dhe e ankoron përgjithmonë në Perëndim”, ka shkruar Abdixhiku.

Më shumë sqarime rreth kësaj ideje ka dhënë anëtarja e kryesisë së LDK-së, Besa Gaxherri, e cila tha se qëllimi është bashkimi i njerëzve me orientim të djathtë politik.

“Ne po i thërrasim të gjithë njerëzit intelektual të filozofisë së djathtë që të bashkohemi, sepse është vërtetë momentum për t’u bashkuar Kosova. Nuk ka qenë asnjëherë më qeverisje kaq të keqe që është tash. Prandaj ne duhet të bashkohemi e natyrisht se çdo subjekt politik do të duhet të jetë i hapur për të gjithë qytetarët e vet”, tregon ajo.

Në publik po diskutohet gjithashtu mundësia e rikthimit të presidentes Vjosa Osmani në LDK, parti ku ajo ka qenë për shumë vite. Megjithatë, nga kjo parti thonë se për një zhvillim të tillë do të duhen bisedime dhe marrëveshje.

“Sa i përket Vjosa Osmani duhet normal një marrëveshje, duhen shumë bisedime, presidentja është president deri në fund të këtij muaji, prandaj edhe nuk mund të flasim nuk mund të japim asgjë në këtë drejtim”, thotë Gaxherri.

Sipas politologut Dorajet Imeri, mesazhi i Abdixhikut në rrjetet sociale mund të shihet edhe si një thirrje publike për Osmanin që të rikthehet në LDK.

“Ftesa e Abdixhikut është një ftesë për të gjithë që të bashkohen brenda LDK-së dhe kjo është si një ftesë publike për zonjën Osmani ndoshta është edhe e koordinuar që njerëzit të cilët janë të pakënaqur nga këto lëvizje të cilat kanë ndodhur nga zonja Osmani ose kanë shprehur ndonjë konsideratë për të kthehen në LDK si bazë që ata të cilët dikur kanë pasur përkatësinë”, vlerëson Imeri.

Nga ana tjetër, edhe ish-anëtarë të LDK-së kanë komentuar mundësinë e një rikthimi të Osmanit në këtë parti.

“…Nëse eventualisht Vjosa Osmani rikthehet në LDK, atëherë LDK edhe me bashkimin e një pjesë të madhe të listës Guxo edhe me rikthimin e një pjesë të madhe të elektoratit që për hir të Vjosa Osmani e ka votuar Vetëvendosjen, atëherë LDK ka shanse reale që të rikthehet më fuqishëm”, shprehet Adem Salihaj.

Në një intervistë për media disa ditë më parë, presidentja Osmani u pyet për mundësinë e rikthimit të saj në Lidhjen Demokratike të Kosovës, por ajo deklaroi se në këtë moment do të shohë para së gjithash interesin e Kosovës.

Të ngjashme:

Parlamenti Evropian i kërkon Serbisë ndjekje penale të Milan Radoiçiqit për sulmin në Banjskë
  • March 12, 2026

Procesi i integrimit të Serbisë në Bashkimin Evropian po përballet me ngecje të dukshme, duke ngritur shqetësime në institucionet evropiane për standardet demokratike dhe respektimin e lirive themelore në vend.…

Vazhdo lëximin...
Komiteti i Rajoneve i BE-së heq fusnotën për Kosovën
  • March 12, 2026

Komiteti i Rajoneve i Bashkimit Evropian ka njoftuar Asociacionin e Komunave të Kosovës se në opinionin e tij më të fundit lidhur me Paketën e Zgjerimit të BE-së 2025 për…

Vazhdo lëximin...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ke humbur:

Abdixhiku paralajmëron projekt të ri politik, flitet për mundësinë e rikthimit të Osmanit në LDK

  • March 12, 2026
Abdixhiku paralajmëron projekt të ri politik, flitet për mundësinë e rikthimit të Osmanit në LDK

Konfirmohet shtatzënia e parë pas procedurës IVF në QKUK

  • March 12, 2026
Konfirmohet shtatzënia e parë pas procedurës IVF në QKUK

Parlamenti Evropian i kërkon Serbisë ndjekje penale të Milan Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

  • March 12, 2026
Parlamenti Evropian i kërkon Serbisë ndjekje penale të Milan Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Arrestohet një burrë në Kenia, përpiqej të kontrabandonte mbi 2,000 milingona të gjalla në bagazh

  • March 12, 2026
Arrestohet një burrë në Kenia, përpiqej të kontrabandonte mbi 2,000 milingona të gjalla në bagazh

Trump: Irani mund të luajë në Botërorin 2026, por jo në kushte të sigurta

  • March 12, 2026
Trump: Irani mund të luajë në Botërorin 2026, por jo në kushte të sigurta

Industria farmaceutike mbetet prapa në luftën kundër rezistencës ndaj antibiotikëve

  • March 12, 2026
Industria farmaceutike mbetet prapa në luftën kundër rezistencës ndaj antibiotikëve