Kaido Kukk & Anja Nikolovska folës në AllWeb: Kur financat dhe kreativiteti bashkohen për të krijuar inovacion

Teknologjia ndryshon shpejt. Por pas çdo inovacioni që transformon tregjet, qëndrojnë njerëz qëe kuptojnë më thellë lidhjen mes njeriut dhe numrave, kreativitetit dhe strategjisë.

Këtë 6 nëntor,AllWeb sjell në Tiranë dy figura që mishërojnë këtë lidhje: Kaido Kukk, arkitekti i financaveinteligjente në Iute Group, dhe Anja Nikolovska, zëri krijues që udhëheq komunikimin strategjiknë Pikasa Analytics. Dy botë të ndryshme, por që flasin të njëjtën gjuhë: gjuhën e inovacionit.

Kaido Kukk – Njeriu që solli revolucionin “Bli tani, paguaj më vonë” në Ballkan

Nëse sot blerjet me këste janë kaq të thjeshta, menjëherë dhe pa shumë letra, pas këtijtransformimi qëndron vizioni i një lideri që e kupton thellësisht se komoditeti digjital është valuta e së ardhmes. Prej katër vitesh, Kaido Kukk drejton programin e kredive për tregtarë nëIute Group, një nga fintech-et më të suksesshme në Evropën Lindore. Ai ka udhëhequr me sukses zgjerimin e modelit “Buy Now, Pay Later” (BNPL) në katër tregje të rëndësishme,Shqipëri, Maqedoni e Veriut, Bullgari dhe Moldavi, duke lidhur Iute Group me mijëra partnerë tregtarë dhe duke i dhënë mundësinë mbi 130 mijë konsumatorëve çdo vit të blejnë me lehtësi,përmes pagesave fleksibël. Por më shumë se shifra, është ndryshimi i përvojës që e bën punën e Kaidos unike. Ai ka drejtuar tranzicionin e Iute Group drejt një ekosistemi plotësisht digjital, nga nënshkrimet pa letër, tek vetëshërbimi në dyqane dhe blerjet online që mbarojnë në pak sekonda.“Digitalizimi nuk është vetëm teknologji, është besim. Dhe besimi fitohet duke e bërë jetën enjerëzve më të lehtë,” thotë Kaido. Rezultati? Një treg që beson te pagesat inteligjente, një model që po rritet çdo ditë, dhe një frymë që e sheh të ardhmen si një kombinim të thjeshtësisë dhe inovacionit.

Biletat janë të disponueshme online: allweb.digital

Anja Nikolovska – Aty ku të dhënat marrin frymë krijimtarie

Në një epokë ku çdo vendim udhëhiqet nga të dhënat, Anja Nikolovska është zëri që kujton sepas çdo grafiku qëndron një histori njerëzore.Si Menaxhere Marketingu në Pikasa Analytics, ajo drejton strategjinë e komunikimit duke ndërthurur analizën, artin dhe emocionin. Me më shumë se një dekadë përvojë në industrinë e ITdhe software-it, Anja ka ndërtuar ura midis shifrave dhe njerëzve, duke i kthyer të dhënat e tha tanë mesazhe që frymëzojnë. Në Pikasa, ajo është motori që e bën markën të flasë me kuptim: jo vetëm përmes fushatave, por përmes historive që lidhen me realitetin e klientit. Për të, marketingu është shumë më tepër se promocion, është art i komunikimit me qëllim, ku çdo strategji shndërrohet në përvojë, dhe çdo analizë në emocion. Karriera e saj përfshin role udhëheqëse në kompani të mëdha teknologjike, fushata ndërkombëtare me ndikim dhe evente që kanë bashkuar komunitetin e inovatorëve në rajon. Ajo mishëron një filozofi të thjeshtë: “Nuk mjafton të kesh të dhëna. Duhet t’i kuptosh, t’i ndjesh dhe t’i tregosh.”

  • Të ngjashme:

    Diskutohet rikthimi i gazit natyror në Kosovë, por mungesa e infrastrukturës mbetet pengesë
    • March 10, 2026

    Ideja për prodhimin e energjisë elektrike nga gazi natyror në Kosovë ka qenë e pranishme prej vitesh në diskutimet publike, por rrallëherë është shoqëruar me hapa konkretë institucionalë. Kohët e…

    Vazhdo lëximin...
    ATK: Rritje prej 22.6 milionë euro e të hyrave tatimore në dy muajt e parë të vitit
    • March 9, 2026

    Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur se fillimi i këtij viti është shoqëruar me rritje të të hyrave nga tatimet. Sipas institucionit, trendi pozitiv gjatë dy muajve të…

    Vazhdo lëximin...

    Ke humbur:

    Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

    • March 10, 2026
    Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

    Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

    • March 10, 2026
    Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

    Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

    • March 10, 2026
    Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

    Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

    • March 10, 2026
    Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

    Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

    • March 10, 2026
    Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

    Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

    • March 10, 2026
    Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës