KQZ miraton planin e punës dhe planin e prokurimit për vitin 2026

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zhvilluar një mbledhje ku janë marrë disa vendime të rëndësishme që lidhen me funksionimin dhe planifikimin e punës së institucionit..

1 minute

Read Time

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zhvilluar një mbledhje ku janë marrë disa vendime të rëndësishme që lidhen me funksionimin dhe planifikimin e punës së institucionit për vitin 2026.

Gjatë kësaj mbledhjeje është miratuar dokumenti që përcakton aktivitetet dhe prioritetet e KQZ-së për këtë vit, si dhe janë trajtuar disa çështje të tjera që lidhen me organizimin institucional dhe përfaqësimin në nivel lokal.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e mbajtur ka marrë vendim për miratimin e planit të punës për vitin 2026.

Ky plan, sipas KQZ-së, është përgatitur në përputhje me Planin Strategjik të KQZ-së për periudhën 2023 – 2026, si dhe duke u mbështetur në konkluzionet dhe rekomandimet e përfituara nga proceset zgjedhore të vitit 2025.

Po ashtu, në këtë mbledhje, KQZ mori vendim për miratimin e planit të prokurimit për vitin 2026.

Në vazhdim të mbledhjes, KQZ shqyrtoi dhe miratoi kërkesat për zëvendësimin e 5 anëtarëve të Kuvendit Komunal në komunën e Istogut dhe 1 në komunën e Fushë Kosovës.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports