Biblioteka Kombëtare ruan mbi 3300 libra dhe dorëshkrime orientale të rralla

Muaji i Ramazanit shpesh shoqërohet me reflektim shpirtëror, kulturë dhe rikthim te vlerat tradicionale. Në këtë atmosferë, është vënë në pah edhe një hapësirë e..

2 minutes

Read Time

Muaji i Ramazanit shpesh shoqërohet me reflektim shpirtëror, kulturë dhe rikthim te vlerat tradicionale. Në këtë atmosferë, është vënë në pah edhe një hapësirë e veçantë kulturore në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë, e cila ruan një koleksion të rrallë librash dhe dorëshkrimesh orientale.

Në qendër të vëmendjes është vendosur Salla Orientale e Leximit pranë Qendrës “Sotir Kolea”, një ambient që përmbledh një trashëgimi të rëndësishme kulturore dhe fetare të ruajtur ndër shekuj.

Në frymën e muajit të bekuar të Ramazanit, në një kohë reflektimi, sakrifice dhe besimi, Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit solli në vëmendje Sallën Orientale të Leximit pranë Qendrës “Sotir Kolea” në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë.

Kjo qendër ruan një pasuri të rrallë prej rreth 3300 librash dhe dorëshkrimesh në gjuhët perse, osmane, arabe dhe turke, që dëshmojnë një traditë të gjatë kulturore, fetare dhe intelektuale ndër shekuj.

Institucionet përkatëse kanë ftuar të gjithë dashamirët e librit dhe studiuesit që ta vizitojnë këtë hapësirë, për të parë nga afër koleksionin e pasur që ruhet në këtë sallë të veçantë.

MTKS ftoi të apasionuarit e librave ta vizitojnë Sallën Orientale, për të zbuluar nga afër thesaret e çmuara që ruhen në këtë koleksion të veçantë. Mes këtyre materialeve gjendet edhe një Kuran i dorëshkruar në arabisht, me një kaligrafi elegante që daton në vitin 1328, sipas kalendarit Rumi, pamjet e të cilit qendra i publikoi në nisje të muajit të Ramazanit.

Qendra “Sotir Kolea” ofron një ambient të qetë dhe frymëzues për ata që duan të lexojnë, të studiojnë apo të zhvillojnë projekte kreative.

Qendra “Sotir Kolea” është një mjedis i qetë dhe frymëzues, ideal për lexim, studim apo edhe punë kreative.

Mjedisi është i pajisur me literaturë të ndarë sipas gjuhëve, nga gjermanishtja tek italishtja, nga gjuhët orientale të greqishtja e lashtë dhe latinishtja. Gjithashtu stafi i kësaj qendre është i përkushtuar dhe i gatshëm për të ndihmuar në gjetjen e librit të duhur, apo në perfeksionimin e një ideje të re.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports