Ambasada Britanike dhuron dy automjete dhe 16 dronë për Policinë e Kosovës

Në kuadër të bashkëpunimit mes institucioneve, Ambasada e Britanisë së Madhe ka dhuruar Policisë së Kosovës dy automjete dhe 16 dronë të pajisur me teknologji..

1 minute

Read Time

Në kuadër të bashkëpunimit mes institucioneve, Ambasada e Britanisë së Madhe ka dhuruar Policisë së Kosovës dy automjete dhe 16 dronë të pajisur me teknologji përcjellëse. Vlera totale e këtij donacioni arrin 153 mijë euro.

Sipas njoftimit zyrtar, këto mjete do të ndihmojnë njësitet policore në identifikimin, gjurmimin, monitorimin dhe përcaktimin e vendndodhjes së automjeteve dhe personave të dyshimtë.

Drejtori i Departamentit të Policisë Kufitare, Fehmi Xhata, dhe përfaqësuesja e Ambasadës Britanike në Kosovë, Emma Huntley, nënshkruan marrëveshjen për pranim-dorëzimin e këtij donacioni, duke theksuar rëndësinë e tij për forcimin e kapaciteteve të policisë.

“Pajisjet e specializuara do të luajnë rol shumë të rëndësishëm, do të ndihmojnë dhe profesionalizojnë edhe më tepër punën e Policisë së Kosovës, në veçanti të njësiteve kufitare të cilat kujdesen për parandalim të krimit transkufitar, kontrabandës dhe migrimit të paligjshëm”, u shpreh Xhata.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports