Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se konflikti i nisur më 28 shkurt mund të marrë fund në një kohë të afërt. Ai ka lënë të kuptohet se përfundimi i luftës mund të ndodhë shpejt, duke theksuar se situata është drejt mbylljes.
Trump i ka bërë këto komente gjatë një deklarate për agjencinë e lajmeve Axios, ku ka folur për zhvillimet e fundit në konflikt.
Ai është shprehur se praktikisht nuk ka mbetur asgjë për të synuar.
“Sa herë që dua që të mbarojë, do të mbarojë”, është shprehur Trump, për luftën që ka nisur më 28 shkurt.






