Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

Një incident i dhunshëm ka ndodhur sot në hapësirat e Stacionit të Autobusëve në Pejë, ku dy persona janë lënduar dhe katër të tjerë janë..

1 minute

Read Time

Një incident i dhunshëm ka ndodhur sot në hapësirat e Stacionit të Autobusëve në Pejë, ku dy persona janë lënduar dhe katër të tjerë janë arrestuar nga policia.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, konfirmoi se në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një thikë.

“Dy persona janë dërguar për tretman mjekësor, derisa katër janë arrestuar në vendin e ngjarjes. Rasti ka ndodhur rreth orës 14:00. Policia me njësitet relevante ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rastin”, tha Gashi.

Ai shtoi se tre persona të tjerë të përfshirë në incident janë ende në arrati dhe po kërkohen nga autoritetet.

About the Author