Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

Departamenti për të Mitur në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka dhënë këtë të martë aktgjykimin dënues për pesë nga gjashtë të akuzuarit në lidhje me..

1 minute

Read Time

Departamenti për të Mitur në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka dhënë këtë të martë aktgjykimin dënues për pesë nga gjashtë të akuzuarit në lidhje me rastin e dhunimit të një 11-vjeçareje.

Gjykata ka konstatuar fajtor B.R, D.Rr, F.S, M.R dhe M.K, duke i shpallur secilin përgjegjës për veprën penale të dhunimit, e kryer individualisht. B.R u dënua me 12 vite burg, ndërsa D.Rr, F.S, M.R dhe M.K morën nga 10 vite burg secili. Për B.S, i cili aktualisht ndodhet në arrati, gjykimi është veçuar dhe nuk e ka penguar shpalljen e vendimit për pjesën tjetër të grupit.

Avokatja Kimete Krasniqi, që përfaqëson viktimën, tha se “për pesë nga të akuzuarit për të cilët lënda u kthye në rigjykim, sot u dha vendimi meritor, përsëri, duke u shpallur fajtorë për veprën që kanë kryer”. Ajo shtoi se trupi gjykues u bazua në të gjitha provat e paraqitura, të cilat treguan qartë përfshirjen e të akuzuarve në dhunim.

Ky rigjykim erdhi pas ankimimeve nga avokatët e palëve në prill të vitit 2024, duke e dërguar rastin në Apel. Për B.S, i cili ishte dënua më parë me 10 vite burg, por u arratis menjëherë pas aktgjykimit të Gjykatës Themelore, gjykata ka vendosur të veçojë çështjen e tij.

Në këtë rast akuzohen gjithsej 13 persona, të ndarë në dy grupe. Në rastin e parë, që lidhet me dhunimin në qershor të 2022-ës, akuzohen tetë persona: B.Rr., D.Rr., G.S., B.S., M.S., F.S., M.R., dhe E.S. Ndërsa në rastin e dytë, që lidhet me dhunimin e gushtit 2022, pesë të akuzuarit janë E.R., Sh.K. (madhor) dhe tre të miturit G.R., G.J. dhe Xh.S.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports