Kushtetuesja vendos masë të përkohshme ndaj dekretit të Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit deri më 31 mars

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka marrë vendim për vendosjen e një mase të përkohshme lidhur me dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit…

1 minute

Read Time

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka marrë vendim për vendosjen e një mase të përkohshme lidhur me dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit. Ky vendim pezullon çdo veprim institucional që lidhet me këtë dekret deri në një datë të caktuar.

Masa e përkohshme hyn në fuqi menjëherë dhe ndalon çdo veprim nga ana e Presidencës dhe Kuvendit deri në përfundimin e periudhës së përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese ka nxjerr vendim për caktimin e masës së përkohshme ndaj vendimit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit.

Masa e përkohshme vlen nga data 9 e deri më 31 mars, që ia ndalon Kuvendit dhe Presidentes çdo veprim deri me këtë datë.

Ky vendim vjen pasi kryeministri Albin Kurti e dorëzoi për shqyrtim në këtë gjykatë dekretin e presidentes Vjosa Osmani të premten e kaluar për ta shpërndarë Kuvendin.

“Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, në mbështetje të nenit 116 (2) të Kushtetutës, të nenit 27 të Ligjit dhe rregullat 44, 45, 46 (2) dhe 48 (1) (d) të Rregullores së punës, më 9 mars 2026, njëzëri VENDOS I. TË CAKTOJË ex officio dhe sipas kërkesës së parashtruesit të kërkesës masën e përkohshme me të cilën ndalohet çdo veprim i Presidentes së Republikës së Kosovës në lidhje me Dekretin nr. 24/2026 të 6 marsit 2026, si dhe të ndalojë çdo veprim të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në kohëzgjatjen e përcaktuar sipas pikës II të këtij Vendimi”.

Kushtetuesja urdhëroi, në pikën e dytë të vendimit, që masa e përkohshme “hyn në fuqi më 9 mars 2026, në kohëzgjatje deri më 31 mars 2026”.

Presidentja Vjosa Osmani nxori dekretin për shpërndarjen e Kuvendit pasi Presidenti i ri nuk u zgjodh deri në fund të ditës së enjtë, më 5 mars.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports