Biblioteka e Gazës, një pasuri e paçmuar e humbur nga bombardimet

Përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme, pas sulmeve të kryera në Iran nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka rënduar edhe më..

1 minute

Read Time

Përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme, pas sulmeve të kryera në Iran nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka rënduar edhe më shumë situatën humanitare në Gaza. Rajoni po përballet me kufizime të reja në pikëkalime dhe me furnizime shumë të pakta me ndihma humanitare.

Pavarësisht kushteve të vështira dhe shkatërrimit të shkaktuar nga lufta, disa banorë vazhdojnë të përpiqen të ruajnë atë që ka mbetur nga trashëgimia kulturore dhe jeta e përditshme.

Një grup vullnetarësh po punon për të shpëtuar librat më të çmuar të bibliotekës së Xhamisë së Madhe “Omari” në Gaza.

Biblioteka është dëmtuar rëndë pas dy vitesh bombardimesh izraelite.

Mes hirit dhe rrënojave, vullnetarët përpiqen me kujdes të rikuperojnë dorëshkrime dhe libra të vjetër.

Ky është një proces i vështirë dhe i imët, që synon të ruajë historinë dhe kujtesën kulturore palestineze, pavarësisht shkatërrimit të shkaktuar nga lufta.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports