Miliona euro për zgjedhje në Kosovë, paralajmërohen kosto të reja nëse vendi shkon sërish në votime

Proceset zgjedhore në Kosovë kanë shoqëruar vazhdimisht skenën politike gjatë vitit të kaluar, duke sjellë edhe shpenzime të konsiderueshme nga buxheti i shtetit. Vetëm gjatë vitit të fundit janë mbajtur dy palë zgjedhje parlamentare, të cilat kanë kushtuar miliona euro.

Nëse vendi përballet sërish me zgjedhje të reja, atëherë edhe kostoja financiare për organizimin e tyre pritet të rritet më tej, duke rënduar edhe më shumë buxhetin publik.

Kutitë e votimit u hapën më 9 shkurt të vitit të kaluar për zgjedhjet e rregullta parlamentare. Për këto zgjedhje, nga kuleta e shtetit u shpenzuan afro 9 milionë euro.

Brenda vitit të kaluar, për herë të dytë në muajin dhjetor u mbajtën edhe një palë zgjedhje parlamentare. Kësaj here të jashtëzakonshme. Organizimi i këtyre zgjedhjeve kushtoi 7.7 milionë euro.

Mirëpo, saga e zgjedhjeve në Kosovë duket se do të vazhdoj. Dhe sërish, kostoja e tyre pritet të jetë disa milionë euro të tjera.

Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, gjatë së premtes nuk kanë dhënë detaje në lidhje me buxhetin dhe planifikimet buxhetore në rast të zgjedhjeve.

Shkuarja kaq e shpeshtë në procese zgjedhore dhe shpenzimi i milionave për to, konsiderohet se kanë lënë keq mjaft fusha.

“Të shkohet në zgjedhje me një pension 120 euro, më varfëri të skajshme dhe me 40% të popullsisë që jetojnë në shtresën nën 2 euro në ditë, dhe të shkohet në zgjedhje me minus 6 milionë euro buxhet dhe parat e shtetit të keqpërdoren në këtë mënyrë, dhe përsëri kjo kastë politike të jetë pjesë e institucioneve tona dhe qytetari jonë t’i sheh jetesë apo si frymëzim për ne, me të vërtetë e dhimbshme”, deklaroi njohësi i ekonomisë, Adem Qorolli.

Përpos ndikimit në buxhet, mbajtja e zgjedhjeve vlerësohet se ka bllokuar edhe fushat më kritike në vend.

“Organizimi i zgjedhjeve kërkon shumë para, nga e cila ndahet nga buxheti publik për administrimin, komisionerët, për materiale zgjedhore dhe për sigurinë e mbarëvajtjes së procesit. Këto mjete, shikuar nga një këndvështrim tjetër mund të përdoreshin edhe për nevoja më të rëndësishme siç janë arsimi, shëndetësia apo zhvillimi ekonomik. Mendoj se përveç parave, zgjedhjet e reja krijojnë edhe paqëndrueshmëri politike, gjatë kohës pa institucione ose me institucione në detyrë, institucionet shpesh punojnë më ngadalë dhe vendimet të cilat janë më të rëndësishme shtyhen”, deklaroi njohësi i qeverisjes, Valmir Ilazi.

Pas caktimit të datës së zgjedhjeve, zakonisht KQZ mblidhet dhe miraton buxhetin për organizimin e tyre, por edhe buxhetin për secilin subjekt politik.

Të ngjashme:

Diskutohet rikthimi i gazit natyror në Kosovë, por mungesa e infrastrukturës mbetet pengesë
  • March 10, 2026

Ideja për prodhimin e energjisë elektrike nga gazi natyror në Kosovë ka qenë e pranishme prej vitesh në diskutimet publike, por rrallëherë është shoqëruar me hapa konkretë institucionalë. Kohët e…

Vazhdo lëximin...
ATK: Rritje prej 22.6 milionë euro e të hyrave tatimore në dy muajt e parë të vitit
  • March 9, 2026

Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur se fillimi i këtij viti është shoqëruar me rritje të të hyrave nga tatimet. Sipas institucionit, trendi pozitiv gjatë dy muajve të…

Vazhdo lëximin...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ke humbur:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

  • March 10, 2026
Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

  • March 10, 2026
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

  • March 10, 2026
Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

  • March 10, 2026
Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

  • March 10, 2026
Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

  • March 10, 2026
Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës