Tërmet 5.3 Rihter në Greqi, lëkundjet ndihen edhe në jug të Shqipërisë

Një tërmet me magnitudë 5.3 të shkallës Rihter është regjistruar në orët e para të mëngjesit në rajonin e Thesprotisë në Greqi, duke shkaktuar shqetësim te banorët e zonës dhe duke u ndjerë edhe në disa qytete të Shqipërisë. Lëkundjet janë raportuar sidomos në jug të vendit, ku qytetarët kanë përjetuar momentet e frikës gjatë natës.

Sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës, tërmeti ndodhi në orën 05:32 dhe epiqendra e tij ishte rreth 12 kilometra në lindje të zonës Leptokarya, ndërsa thellësia u vlerësua rreth 13 kilometra.

Lëkundjet sizmike u ndjenë në disa zona të Greqisë, por edhe në Shqipëri, ku qytetet e Sarandës dhe Gjirokastrës raportuan ndikimin më të madh.

“Në Sarandë na zgjoi nga gjumi pasi tundej krevati. Dukej sikur zgjati shumë sa filluam të reagonim. Herët e tjera më pak, por ndihej sërish”, tha një qytetar në website-n e Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare.

Pas tërmetit kryesor janë regjistruar një seri pasgoditjesh, ku më e forta ka arritur magnitudën 4.7, ndërsa një tjetër 3.4 të shkallës Rihter.

Guvernatori rajonal i Epirit, Alexandros Kahrimanis, deklaroi për ERT se pasgoditjet po vijojnë, por deri tani nuk janë raportuar probleme serioze. Ai e përshkroi tërmetin si shumë të fortë, veçanërisht në bashkinë Zitsa.

Sipas tij, janë regjistruar edhe disa rrëshqitje të vogla gurësh në autostradën Egnatia, në segmentin drejt Igumenicës.

Ndërkohë, nënkryetari i bashkisë për Mbrojtjen Civile në Janinë, Efthimios Chrysostomou, tha se banorët kanë dalë jashtë banesave nga frika dhe se në disa zona është regjistruar edhe ndërprerje e energjisë elektrike, siç ndodh shpesh pas tërmeteve mbi 5 Rihter.

Presidenti i Organizatës për Planifikimin dhe Mbrojtjen nga Tërmetet, Efthimis Lekkas, theksoi se tërmeti kishte një thellësi të vogël dhe se pasgoditjet janë një “shenjë pozitive”, derisa të qartësohet nëse lëkundja me magnitudë rreth 5.3 ishte tërmeti kryesor.

Ai gjithashtu këshilloi banorët që të mos përdorin banesat që kanë pësuar dëme minimale, pa u kontrolluar më parë nga specialistët.

Të ngjashme:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!
  • March 10, 2026

Ali Larijani, një nga figurat më të larta të sigurisë në Iran, ka reaguar ndaj Shteteve të Bashkuara përmes një serie postimesh në platformën X. Ai theksoi se Irani nuk…

Vazhdo lëximin...
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia
  • March 10, 2026

Një incident i dhunshëm ka ndodhur sot në hapësirat e Stacionit të Autobusëve në Pejë, ku dy persona janë lënduar dhe katër të tjerë janë arrestuar nga policia. Zëdhënësi i…

Vazhdo lëximin...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ke humbur:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

  • March 10, 2026
Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

  • March 10, 2026
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

  • March 10, 2026
Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

  • March 10, 2026
Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

  • March 10, 2026
Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

  • March 10, 2026
Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës