Kosova dhe Shqipëria do të organizojnë Kampionatin Evropian U16 në volejboll për djem në vitin 2027

Kosova dhe Shqipëria do të jenë nikoqire të një prej ngjarjeve të rëndësishme sportive për të rinjtë në Evropë. Dy vendet kanë fituar të drejtën..

1 minute

Read Time

Kosova dhe Shqipëria do të jenë nikoqire të një prej ngjarjeve të rëndësishme sportive për të rinjtë në Evropë. Dy vendet kanë fituar të drejtën për të organizuar Kampionatin Evropian U16 në volejboll për djem, i cili do të mbahet në vitin 2027.

Vendimi është marrë nga Konfederata Evropiane e Volejbollit, e cila ka miratuar kandidaturën e përbashkët të dy shteteve për zhvillimin e këtij kompeticioni ndërkombëtar.

Sipas vendimit zyrtar, turneu do të zhvillohet gjatë verës së vitit 2027 në dy qytete kryesore, në Prishtinë dhe Tiranë.

Finalja e madhe e kompeticionit është planifikuar të luhet në kryeqytetin e Kosovës.

Në këtë kampionat do të marrin pjesë 16 përfaqësuese evropiane, duke e shndërruar rajonin në një qendër të rëndësishme për volejbollin e të rinjve dhe për promovimin e talenteve të reja të kontinentit.

Vendimi është përshëndetur nga drejtuesit e federatave sportive të dy shteteve.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports