Dy ekspozita në Bibliotekën Kombëtare për përvjetorin e 28-të të Epopesë së UÇK-së

Me rastin e përvjetorit të 28-të të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” do të organizojë dy ekspozita përkujtimore…

2 minutes

Read Time

Me rastin e përvjetorit të 28-të të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” do të organizojë dy ekspozita përkujtimore. Aktiviteti do të mbahet sot duke filluar nga ora 11:00, në dy atriumet e bibliotekës.

Këto ekspozita synojnë të nderojnë sakrificën dhe historinë e luftës së UÇK-së, duke sjellë para publikut materiale dokumentare dhe vizuale që pasqyrojnë kujtesën kolektive dhe mënyrën se si kjo ngjarje historike është ruajtur dhe përkujtuar ndër vite.

Ekspozita e parë mban titullin Epopeja e UÇK-së në shtypin e Kosovës (2000-2020) dhe paraqet mënyrën sesi Epopeja e UÇK-së është organizuar, kujtuar, festuar dhe interpretuar në shtypin e Kosovës përgjatë dy dekadave pas luftës.

Kjo ekspozitë trajton narrativën e përvjetorëve të epopesë më 5, 6, 7 mars, gjuhën e përdorur në titujt e gazetave për këtë epope, ndryshimin e diskursit medial ndër vite për këtë epope dhe, po ashtu, heroizimin dhe institucionalizimin e kujtesës kombëtare.

Mesazhi i kësaj ekspozite është: epopeja e UÇK-së nuk është vetëm ngjarje historike, por edhe proces i vazhdueshëm i ndërtimit të kujtesës përmes fjalës së shkruar.

Ekspozita tjetër, e cila, po ashtu, do të hapet në atriumin e BKK-së, me titull “Ditënetët e zjarreve në Prekaz”, është vizuale dhe emocionale. Ajo përqendrohet në vendin fizik ku ka ndodhur sakrifica e familjes Jashari, në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Kjo ekspozitë përbëhet nga 36 fotografi të fotografit nga Skenderaj, Sefer Aliqkaj, i cili i ka realizuar kryesisht në Prekaz.

Titulli i kësaj ekspozite, “Ditënetët e zjarreve në Prekaz”, simbolizon: zjarrin e luftës, zjarrin e sakrificës, zjarrin e kujtesës dhe mbijetesën. Fotografitë e realizuara në vendlindjen e familjes së Adem dhe Hamëz Jasharit nuk janë vetëm dokumentim, por dëshmi e një hapësire të shndërruar në simbol kombëtar.

Përmbajtja e kësaj ekspozite është me fotografi panoramike nga Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, nga shtëpitë e familjes Jashari, nga peizazhi i lagjes Jashari, nga shenjat e sakrificës, nga gjurmë të plumbave nëpër shtëpitë e tyre dhe gjësendet përbri shtëpive të tyre, nga muret e djegura dhe të shkatërruara, nga objektet e ruajtura nga institucionet e Kosovës, nga festimet e përvjetorëve të Epopesë në disa edicione, nga ceremonitë festive, nga flakadanët, nga qytetarët që vizitojnë kompleksin dhe nderojnë të rënët, nga Jasharët e brezit të vjetër dhe të rinj etj.

Mesazhi i përbashkët i këtyre dy ekspozitave është se Prekazi nuk është vetëm vend historik, por altar i kujtesës kombëtare.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports