Reagon Qeveria pas demantimit të Presidencës rreth nënshkrimeve për Osmanin

Debati për mbështetjen e mundshme të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) ndaj Presidentes Vjosa Osmani u intensifikua pas reagimit të zyrës së presidentes, e cila e quajti..

2 minutes

Read Time

Debati për mbështetjen e mundshme të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) ndaj Presidentes Vjosa Osmani u intensifikua pas reagimit të zyrës së presidentes, e cila e quajti gënjeshtër pretendimin e LVV-së për ofrimin e nënshkrimeve për një mandat të dytë.

Shefja e Stafit të Presidentes, Learta Hollaj, në një postim në Facebook tha: “Presidentja Osmani demanton se i janë ofruar nënshkrimet dhe përkrahja nga Lëvizja Vetëvendosje për rizgjedhje si Presidente e Republikës së Kosovës. Kjo është gënjeshtër.”

Pas këtij reagimi, zëdhënësi i Qeverisë, Arlind Manxhuku, iu përgjigj në rrjetet sociale, duke ofruar sqarime dhe mbështetje të hapur për kandidaturën e Osmanit: “Nëse shefja e zyrës së Presidentes ka dyshime se nuk i kemi premtuar Presidentes 30 nënshkrime, e ftoj që sonte të vijë në zyret e Lëvizjes, ku do t’i ketë edhe 3 më shumë se kandidati Glauk Konjufca, pra 33.”

Hollaj kritikoi më tej LVV-në për mënyrën se si po trajtohet procesi i kandidaturës, duke e konsideruar si një tentativë për të fajësuar opozitën për një shkuarje eventuale në zgjedhje: “Nëse dikujt i thoni ‘eja veç sa për formalitet, bëhu kundërkandidate e Glauk Konjufca’, pra veç sa për numër, në mënyrë që pastaj të mund ta fajësojmë së bashku opozitën për shkuarje në zgjedhje, a ka më turp? Presidentes nuk i keni ofruar asnjë votë për t’u rizgjedhur, por i keni kërkuar që të bëhet formalitet e numër, në mënyrë që sot të dilni me manipulime të tilla. Ne nuk i trajtojmë institucionet e shtetit ashtu.”

Sipas Kushtetutës, presidenti i ri duhet të zgjidhet 30 ditë para përfundimit të mandatit aktual, që në rastin e Vjosa Osmanit bie më 5 mars, ndërsa mandati i saj përfundon më 4 prill. Mosrespektimi i këtij afati konsiderohet shkelje kushtetuese, edhe pse nuk ka pasoja juridike siç ndodh me shkuarjen në zgjedhje.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports