Shkarkohet ushtruesi i detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit

Ushtruesi i detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, Arben Loshi, është liruar nga detyra. Lajmi është konfirmuar nga vetë ai, i cili ka bërë të ditur se vendimi i është komunikuar pa asnjë paralajmërim apo konsultim paraprak.

Loshi ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë informacion paraprak lidhur me shkarkimin, ndonëse është në proces rekrutimi dhe, sipas tij, është kandidati me më së shumti pikë në vlerësim.

‘’Nuk kam asnjë informatë, asnjë konsultim, vetëm më ka ardhur vendimi edhe pse unë jam në process të rekruktimit si kandidati më më së shumti poena me 99.2 pikë’’ ka thënë Loshi.

Lidhur me këtë zhvillim ka reaguar edhe Instituti i Kosovës për Drejtësi, duke e cilësuar vendimin si të papritur dhe të pashpjeguar. Sipas IKD-së, do të kërkohet qasje në transkriptin dhe procesverbalin e mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, për të kuptuar arsyet e këtij vendimi dhe për ta informuar publikun.

“Burimet e IKD bëjnë të ditur se z. Loshi është kandidati që ka marrë më së shumti pikë nga procesi i përzgjedhjes i zhvilluar nga Komisioni për Rekrutim, në përbërje të të cilit ka pasur edhe ekspertë të pavarur. Ky proces është monitoruar gjithashtu nga projekti i Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë”, thuhet në njoftim.

IKD ka shprehur shqetësim edhe për kohën e këtij vendimi, duke theksuar se ai vjen në ditën kur pritet të mbahet seanca për zgjedhjen e Presidentit/es së Kosovës.

“Njëkohësisht, IKD e konsideron veçanërisht shqetësuese mënyrën dhe kohën e zëvendësimit të z. Loshi nga pozita e tij, duke pasur parasysh se ky veprim ndodh pikërisht në ditën kur pritet të mbahet seanca për zgjedhjen e Presidentit/es së Kosovës. Në këtë proces, Sekretari i Kuvendit është personi përgjegjës për përgatitjen dhe hartimin e procedurës së votimit, çka e bën këtë zhvillim edhe më problematik nga aspekti institucional dhe procedural”, thuhej në reagim.

Të ngjashme:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!
  • March 10, 2026

Ali Larijani, një nga figurat më të larta të sigurisë në Iran, ka reaguar ndaj Shteteve të Bashkuara përmes një serie postimesh në platformën X. Ai theksoi se Irani nuk…

Vazhdo lëximin...
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia
  • March 10, 2026

Një incident i dhunshëm ka ndodhur sot në hapësirat e Stacionit të Autobusëve në Pejë, ku dy persona janë lënduar dhe katër të tjerë janë arrestuar nga policia. Zëdhënësi i…

Vazhdo lëximin...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ke humbur:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

  • March 10, 2026
Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

  • March 10, 2026
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

  • March 10, 2026
Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

  • March 10, 2026
Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

  • March 10, 2026
Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

  • March 10, 2026
Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës