Probleme me Facebook-un, mijëra raportime për ndërprerje të shërbimit, probleme shfaqen edhe në Kosovë

Rrjeti social Facebook është përballur me vështirësi teknike, duke lënë mijëra përdorues pa qasje të plotë në platformë. Gjatë orëve të fundit janë shtuar ankesat..

1 minute

Read Time

Rrjeti social Facebook është përballur me vështirësi teknike, duke lënë mijëra përdorues pa qasje të plotë në platformë. Gjatë orëve të fundit janë shtuar ankesat për mosfunksionim të disa shërbimeve kryesore.

Faqja jozyrtare e monitorimit Downdetector ka pranuar mbi 11.000 raportime që lidhen me probleme në funksionimin e rrjetit social.

Sipas të dhënave, më shumë se 60% e ankesave kanë të bëjnë me faqen e internetit të Facebook-ut, ndërsa 16% e përdoruesve kanë raportuar vështirësi në procesin e logimit.

Probleme janë evidentuar edhe në Kosovë. Sipas raportimeve, vështirësitë më të theksuara paraqiten në versionin desktop të Facebook-ut, ku përdoruesit nuk mund të postojnë, ndajnë apo të shikojnë përmbajtje.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports