Identifikohen mbetjet mortore të Myrteza Dylhasit nga Gjakova, i zhdukur gjatë luftës së fundit

Pas më shumë se dy dekadash nga zhdukja e tij gjatë luftës së fundit në Kosovë, janë identifikuar mbetjet mortore të Myrteza Dylhasit nga Gjakova. Lajmi është konfirmuar nga Instituti i Mjekësisë Ligjore të Kosovës.

Komuna e Gjakovës ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se ceremonia e rivarrimit do të mbahet të premten në orën 13:30, në Kompleksin Memorial në Çabrat.

Sipas njoftimit, homazhet do të zhvillohen nga ora 12:00 deri në 13:00 në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë.

“Më 27 mars 1999, tani i ndjeri Myrteza, së bashku me babanë e tij Skënder Dylhasi, me gjashtë anëtarë të familjes Qerkezi, dy fqinjët e familjes Jetishi dhe një anëtar të familjes Ymeraga, u morën nga forcat serbe, nga shtëpia e Halim Qerkezit në Gjakovë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Gjakovës.

Myrteza Dylhasi është vëllai i Flamurit, i cili punon si mjek në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Këtë e bëri të ditur kolegu i tij, Naim Uka, i cili ka rrëfyer përvojën e tij profesionale, duke theksuar se që nga fillimi i karrierës, çështja e personave të zhdukur ka shoqëruar çdo hap të tij.

Ai veçanërisht nënvizon bashkëpunimin me Dr. Flamur Dylhasin, i cili siç tha ai, ka humbur babanë dhe vëllain nga regjimi serb.

Duke folur për Flamurin, Naim Uka tha se nga familja e tij, vëllai është tashmë i identifikuar, ndërsa babai mbetet ende në listat e të zhdukurve, duke lënë familjen me një boshllëk të thellë emocional.

“Në situata të tilla, fjalët janë të mangëta, ndërsa dhimbja vazhdon të rëndojë mbi familjarët e atyre që ende mungojnë. Lavdi e përjetshme martirëve të Kosovës! Lavdi martirit Myrteza Dylhasi! I qoftë i lehtë dheu i Kosovës, martirit gjakovar”, ka shkruar Uka.

Të ngjashme:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!
  • March 10, 2026

Ali Larijani, një nga figurat më të larta të sigurisë në Iran, ka reaguar ndaj Shteteve të Bashkuara përmes një serie postimesh në platformën X. Ai theksoi se Irani nuk…

Vazhdo lëximin...
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia
  • March 10, 2026

Një incident i dhunshëm ka ndodhur sot në hapësirat e Stacionit të Autobusëve në Pejë, ku dy persona janë lënduar dhe katër të tjerë janë arrestuar nga policia. Zëdhënësi i…

Vazhdo lëximin...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ke humbur:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

  • March 10, 2026
Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

  • March 10, 2026
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

  • March 10, 2026
Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

  • March 10, 2026
Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

  • March 10, 2026
Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

  • March 10, 2026
Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës