Hoti themelon katër komisione për trajtimin e ankesave të qytetarëve

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka ndërmarrë një hap të ri institucional për të forcuar mekanizmat e shqyrtimit të ankesave dhe..

1 minute

Read Time

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka ndërmarrë një hap të ri institucional për të forcuar mekanizmat e shqyrtimit të ankesave dhe kërkesave të qytetarëve. Ministri Andin Hoti ka njoftuar krijimin e katër komisioneve të posaçme, me synimin që çdo rast të trajtohet në përputhje me ligjin dhe me standarde të barazisë.

Komisionet e themeluara janë:

Komisioni i Ankesave për shtesat e fëmijëve dhe shtesat për lehona

Komisioni i Ankesave për ndihmën sociale

Komisioni zbatues për shqyrtimin e kërkesave nga programi pilot SAS

Komisioni i Ankesave për programin pilot SAS

Ministri Hoti ka ftuar qytetarët që në rast se konsiderojnë se u është shkelur ndonjë e drejtë, t’u drejtohen komisioneve përkatëse për shqyrtim. “Çdo rast do të trajtohet me seriozitet dhe paanshmëri. Angazhimi im mbetet i qartë: trajtim i barabartë për secilin, zbatim strikt i ligjit dhe asnjë tolerim ndaj padrejtësive”, ka deklaruar Hoti.

Sipas njoftimit, qytetarët kanë mundësi të paraqesin ankesat dhe kërkesat e tyre pranë këtyre komisioneve, me qëllim garantimin e një procesi të drejtë dhe transparent.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports