Dy të rinj mitrovicas humbin jetën në një aksident trafiku në Itali

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të premten në Itali, duke shkaktuar vdekjen e dy shtetasve kosovarë. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:40 në autostradën..

1 minute

Read Time

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të premten në Itali, duke shkaktuar vdekjen e dy shtetasve kosovarë. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:40 në autostradën A4 në drejtim të Triestes, në afërsi të San Stino di Livenza.

Pas përplasjes fatale, autostrada u mbyll menjëherë nga personeli i Autostrade Alto Adriatico për të mundësuar ndërhyrjen e ekipeve të emergjencës. Në vendngjarje u angazhuan zjarrfikësit nga Portogruaro dhe Motta di Livenza, si dhe autovinçi nga Mestre për të nxjerrë makinën e shkatërruar nga përplasja.

Pavarësisht reagimit të shpejtë të ekipeve të shpëtimit, të dy personat kosovarë u shpallën të vdekur nga personeli mjekësor i Suem 118. Familjet e tyre u njoftuan mbi tragjedinë gjatë ditës së sotme.

Rrethanat e aksidentit janë ende nën hetim nga autoritetet italiane, të cilat po punojnë për të sqaruar shkakun e përplasjes që çoi në këtë humbje tragjike jete.

About the Author