Haxhiu priti homologun shqiptar Niko Peleshi në një takim historik

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, zhvilloi një takim me homologun e saj shqiptar, Niko Peleshi, gjatë paradites së sotme, duke e cilësuar vizitën..

1 minute

Read Time

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, zhvilloi një takim me homologun e saj shqiptar, Niko Peleshi, gjatë paradites së sotme, duke e cilësuar vizitën si një ngjarje me rëndësi të veçantë për marrëdhëniet mes dy vendeve. Takimi u zhvillua pikërisht në Ditën e Besëlidhjes së Lezhës, një moment simbolik për bashkëpunimin mes dy republikave.

“Ky takim, që u zhvillua në një ditë historike si Dita e Besëlidhjes së Lezhës, na dha mundësinë të kujtojmë bashkëpunimin vëllazëror mes dy Republikave tona dhe përkushtimin tonë në shërbim të qytetarëve. Ndamë ide për shkëmbimin e grupeve të deputetëve dhe komisioneve parlamentare, për të përfituar nga përvojat dhe praktikat më të mira mes dy shteteve tona”, shkroi Haxhiu.

Kryeparlamentarja theksoi gjithashtu rëndësinë e marrëveshjeve të miratuara në Kuvendet përkatëse dhe nevojën për t’i shtuar ato për të forcuar bashkëpunimin dhe përmirësuar jetën e qytetarëve. “Për rolin tonë mbikëqyrës dhe për nevojën për të shtuar marrëveshje të reja që forcojnë bashkëpunimin dhe përmirësojnë jetën e qytetarëve tanë”, shtoi Haxhiu.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports