Interneti bie globalisht, preken dhjetëra platforma, aplikacione dhe lojëra të njohura

Një ndërprerje e madhe e internetit ka prekur sot dhjetëra platforma, aplikacione dhe lojëra të njohura online, duke shkaktuar vështirësi të qasjes për përdorues në..

1 minute

Read Time

Një ndërprerje e madhe e internetit ka prekur sot dhjetëra platforma, aplikacione dhe lojëra të njohura online, duke shkaktuar vështirësi të qasjes për përdorues në mbarë botën.

Raportohet se disa nga shërbimet më të prekur përfshijnë Amazon, Roblox, Fortnite dhe Snapchat. Ekspertët sugjerojnë se problemi mund të lidhet me Amazon Web Services (AWS), platforma cloud e gjigantit të tregtisë elektronike që mbështet një numër të madh operacionesh online.

AWS konfirmoi një “problem operativ” në qendrën e saj të të dhënave në Virxhinian Veriore, të njohur si “us-east-1”. Në një njoftim zyrtar, kompania deklaroi se po përballet me një rritje të gabimeve dhe vonesave për shumë shërbime dhe po punon intensivisht për të identifikuar shkakun dhe për ta zgjidhur sa më shpejt situatën.

Sipas platformës Downdetector, vetëm në SHBA janë raportuar mbi 2,000 raste të ndërprerjes së shërbimeve të AWS, duke reflektuar ndikimin e gjerë të problemit. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports