Shaqiri dhe Hajrizi bashkë me dy shqiptarë të tjerë në ekipin e javës në Zvicër

Xhiroja e nëntë e Superligës zvicerane ka sjellë surpriza në rezultatet e ndeshjeve, por futbollistët shqiptarë vazhdojnë të spikasin në formacionin ideal të javës. Performancat..

1 minute

Read Time

Xhiroja e nëntë e Superligës zvicerane ka sjellë surpriza në rezultatet e ndeshjeve, por futbollistët shqiptarë vazhdojnë të spikasin në formacionin ideal të javës. Performancat e tyre të shquara kanë bërë që katër emra të njohur shqiptarë të përzgjidhen mes më të mirëve.

Qendërmbrojtësi Kreshnik Hajrizi shkëlqeu me Sionin në fitoren 1-0 ndaj Grasshopper, duke marrë notën 7,6 dhe duke siguruar vendin e tij në ekipin e javës. Në mesfushë, Kastriot Imeri i Thun shënoi gol të rëndësishëm në triumfin 3-1 ndaj Servettes, ndërsa Xherdan Shaqiri i Baselit ishte i papërmbajtshëm, me një gol dhe një asistim në fitore 3-0 ndaj Winterthurit. Shaqiri u vlerësua gjithashtu si lojtari më i mirë i javës nga SofaScore me notën 8,9.

Në sulm, Rilind Nivokazi i Sionit, pavarësisht se nuk shënoi, luajti një rol vendimtar në suksesin 1-0 kundër Grasshoppers, duke treguar një prezencë të pandalshme në fushë. Kështu, katër futbollistët shqiptarë rikthehen të jenë pjesë e formacionit më të mirë të javës në elitën zvicerane. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports