Klinika e Onkologjisë: ShSKUK fillon shpërndarjen e protezave dhe sytjenave për pacientet

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka nisur shpërndarjen e protezave të gjirit dhe sytjenave për pacientet e Klinikës së Onkologjisë. Ky aktivitet..

1 minute

Read Time

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka nisur shpërndarjen e protezave të gjirit dhe sytjenave për pacientet e Klinikës së Onkologjisë. Ky aktivitet realizohet në kuadër të përkujdesjes për pacientet gjatë Muajit Rozë, periudhë kjo e dedikuar ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.

Protezat dhe sytjenat janë dhuruar nga Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani, në bashkëpunim me Shoqatën “Jeta Vita”, duke mundësuar që pacientet të përfitojnë mbështetje praktike dhe të rëndësishme në trajtimin e tyre.

Shpërndarja e këtyre ndihmave do të bëhet çdo ditë pune, nga e hëna në të premte, në oraret 08:00 – 10:00, sipas njoftimit të publikuar nga SHSKUK në faqen e saj zyrtare në Facebook. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports