Polici në Prizren përfundon në pranga për dhunë në familje

Një zyrtar policor në Prizren është arrestuar nga Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë në familje. Rasti ka ndodhur mbrëmjen..

1 minute

Read Time

Një zyrtar policor në Prizren është arrestuar nga Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë në familje. Rasti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ndërsa hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së kanë ndërhyrë menjëherë pas pranimit të informacionit fillestar.

Sipas IPK-së, menjëherë pas njoftimit, hetuesit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për mbledhjen e provave dhe sqarimin e rrethanave. Pas zhvillimit të disa veprimeve fillestare hetimore dhe në konsultim me prokurorin kompetent, zyrtarit policor i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Në kuadër të procedurave administrative dhe hetimore, ai është suspenduar nga Policia e Kosovës me rekomandim të IPK-së.

Hetimet pritet të vazhdojnë në bashkëpunim të plotë me Prokurorinë Themelore në Prizren, me qëllim të ndriçimit të plotë të rastit dhe verifikimit të të gjitha rrethanave që lidhen me këtë ngjarje. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports