Arratiset një i burgosur i Dubravës, ishte duke u trajtuar në QKUK

Një i dënuar që po trajtohej në QKUK ka arritur të arratiset në orët e para të mëngjesit të së premtes. Rasti ka ndodhur disa..

1 minute

Read Time

Një i dënuar që po trajtohej në QKUK ka arritur të arratiset në orët e para të mëngjesit të së premtes. Rasti ka ndodhur disa ditë pasi ai ishte dërguar për trajtim mjekësor nga institucioni korrektues ku po vuante dënimin.

Sipas njoftimit të Shërbimi Korrektues i Kosovës, i burgosuri ishte hospitalizuar më 16 shkurt, ndërsa në momentin e largimit ndodhej në repartin e Onkologjisë, në katin e dytë, dhoma nr. 2, së bashku me pacientë të tjerë.

I arratisuri, me inicialet F.M., po vuante dënimin në Qendrën Korrektuese të Dubravës.

“I njëjti është i dënuar për Veprën Penale Vjedhje e Rëndë, është arrestuar më 24.10.2025 dhe është duke mbajtur dënimin me burgim në kohëzgjatje prej katër (4) vitesh dhe do të lirohej më 08.06.2029”.

“Menjëherë pas rastit, është njoftuar Policia e Kosovës dhe është themeluar komision i brendshëm hetimor administrativ për të shqyrtuar rrethanat e arratisjes dhe dyshimet për shkelje eventuale nga zyrtarët korrektues që kanë qenë përgjegjës për sigurinë dhe prezencën e tij”, ka thënë ShKK.

Komisioni disiplinor, si masë e menjëhershme, ka pezulluar nga puna dy zyrtarë korrektues deri në përfundim të procedurave hetimore.

Pas pranimit të raportit nga komisioni hetimor, Shërbimi Korrektues i Kosovës thotë se do të ndërmarrë masat përkatëse në përputhje me gjetjet dhe rekomandimet që do të dalin nga ky proces.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports