Këto janë përfitimet shëndetësore nëse konsumoni 3 hurma në ditë

Hurmat e Arabisë njihen për shijen e tyre të ëmbël dhe për vlerat e larta ushqyese që ofrojnë. Ato janë një zgjedhje natyrale për këdo..

1 minute

Read Time

Hurmat e Arabisë njihen për shijen e tyre të ëmbël dhe për vlerat e larta ushqyese që ofrojnë. Ato janë një zgjedhje natyrale për këdo që kërkon energji, vitamina dhe minerale në një formë të përqendruar dhe të lehtë për t’u konsumuar.

Këto fruta janë të pasura me fibra, minerale dhe vitamina të rëndësishme për organizmin. Konsumimi i tyre ndihmon në lehtësimin e konstipacionit dhe problemeve të tjera të sistemit tretës.

Hurmat e Arabisë mund të gjenden lehtësisht në dyqanet e ushqimeve të shëndetshme në Shqipëri. Sipas një studimi, konsumimi i 3 hurmave në ditë mund të sjellë këto pesë përfitime kryesore:

  1. Shëndeti i zemrës
  2. Nivelet e energjisë
  3. Përmirësojnë aparatin tretës
  4. Trajtojnë dhe parandalojnë aneminë
  5. Kockat, gjaku dhe sistemi imunitar merr mineralet e nevojshme

Megjithëse përmbajnë nivel të lartë fruktoze, hurmat e Arabisë mbeten një alternativë e shëndetshme për ëmbëlsinë natyrale. Edhe nëse dieta juaj kufizon sheqerin dhe produktet e ëmbla si sheqeri i arrës së kokosit, mjalti apo shurupi i misrit, frutat nuk duhen përjashtuar nga regjimi ushqimor.

Kur i blini në treg, zgjidhni hurma me lëkurë të butë dhe jo të rrudhosur. Shmangni frutat që kanë aromë të çuditshme ose tepër të fortë.

Hurmat e thata të Arabisë ruhen në frigorifer dhe mund të qëndrojnë deri në një vit. Ndërsa hurmat e njoma duhen mbajtur në enë të izoluara mirë dhe zgjasin deri në tetë muaj.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports