Muzeu i Mitrovicës ka arritur një tjetër hap drejt ndërkombëtarizimit, duke u pranuar në “Network of European Museum Organisations” (NEMO), një rrjet që bashkon institucione muzeale nga mbarë Evropa.
Ky anëtarësim konsiderohet i rëndësishëm për forcimin e vizionit të institucionit, i cili synon të funksionojë si “Muze për të gjithë”, një hapësirë e hapur, gjithëpërfshirëse dhe në shërbim të komunitetit. Përmes përfshirjes në këtë rrjet evropian, pritet të zgjerohen bashkëpunimet ndërkombëtare, të shkëmbehen përvoja profesionale dhe të avancohen praktikat që promovojnë qasje, barazi dhe përfshirje për të gjithë qytetarët.
Aktualisht, muzeu është pranuar në fazën “trail member”, duke kurorëzuar përpjekjet e vazhdueshme të lidershipit për rrjetëzim dhe hapje ndaj bashkëpunimeve të reja ndërkombëtare.









