Bajrami kërkon heqjen e plotë të masave, zyrtarja e BE-së vlerëson orientimin gjeostrategjik të Kosovës

Komisioni për Integrim Evropian i Kosovës, nën udhëheqjen e Hykmete Bajramit, ka zhvilluar një takim me Zuzana Michalcová Šutiaková, shefe e Divizionit për Ballkanin Perëndimor..

1 minute

Read Time

Komisioni për Integrim Evropian i Kosovës, nën udhëheqjen e Hykmete Bajramit, ka zhvilluar një takim me Zuzana Michalcová Šutiaková, shefe e Divizionit për Ballkanin Perëndimor dhe Evropën Juglindore në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm. Takimi u fokusua në nxitjen e bashkëpunimit për të lehtësuar përmbushjen e detyrimeve të Kosovës sipas Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian.

“Kryetarja e Komisionit, Hykmete Bajrami, theksoi përkushtimin e Komisionit që ajo udhëheq dhe i siguroi mysafirët për një angazhim dhe bashkëpunim të sinqertë gjatë procesit të integrimit. Ajo kërkoi përkrahje të mëtejme nga të gjithë përfaqësuesit dhe mekanizmat përkatës të BE-së në Kosovë. Në vijim, kryetarja e Komisionit kërkoi heqjen e plotë të masave ndaj Kosovës, si dhe anëtarësimin e vendit tonë në organizata dhe forume ndërkombëtare,” thuhet në njoftimin zyrtar.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports