Lansohet platforma për mbështetje dhe informim mbi shëndetin mendor

Një platformë e re online synon të sjellë më afër qytetarëve informacionin dhe mbështetjen për çështjet e shëndetit mendor. Me një qasje të drejtpërdrejtë dhe gjithëpërfshirëse, ajo ofron materiale psikoedukuese dhe orientim për personat që përballen me ankth, depresion apo shqetësime të tjera emocionale.

“Qysh je sot?”, është pyetja që hasni në platformën më të re të lansuar, shendetimendor.org, e cila i dedikohet promovimit të shëndetit mendor dhe ofron materiale psikoedukuese mbi depresionin dhe ankthin.

Arbër Fetahu nga Kosovar Civil Society Foundation (KCSF), të cilët e kanë përkrahur këtë iniciativë, theksoi rëndësinë e saj.

“Ne prej KCSF-së jemi të lumtur që kemi pasur mundësi me përkrahë një projekt të tillë, ku nuk është një projekt ‘tick-the-box’ vetëm për hir të të bërit projekt, por është një projekt që ka ndikim, që është në shërbim të qytetarëve, të njerëzve, ku i përfshin edhe studentët me punën e tyre. I ngre kapacitetet edhe profesionale, edhe akademike të studentëve, por ajo më e mira dhe më e madhja është që ka përfshirjen e qytetarëve dhe ka ndihmë për grupe që kanë nevojë, grupe të cenueshme, sepse shëndeti mendor është bërë një temë, me të drejtë, e diskutueshme në shumë forume, në shumë vende, madje edhe nëpër familje, por prapë në një prizëm ende mbetet një nevojë që shpesh për disa persona dhe grupe është edhe luks, për shkak të pamundësisë së trajtimit të duhur, qoftë në institucione publike apo ato private. Tashmë veçse dihet edhe si shkon procedura e trajtimit të tyre. Pra, veçse në KCSF jemi të gëzuar që kemi pasur mundësi me kontribu me fond për këtë projekt, por puna dhe merita më e lartë është e Qendrës Globale, Institutit të Psikologjisë, dhe ky rilansim shpresoj që do të kontribuojë që shoqëria të vetëdijësohet, qytetarët ta përdorin sa më shumë, dhe siç tha edhe profesori, që ky ekosistem të funksionojë dhe të prodhojë dinamika të reja dhe pozitive për të gjithë qytetarët”, tha ai.

Nga ana tjetër, Shkurte Bajgora, psikologe, tregoi se platforma ofron informacione dhe shërbime që lidhen me ankthin, depresionin dhe aspekte të tjera të shëndetit mendor.

“Tashmë, siç u përmend, Qendra për Shëndet Global bashkë me Institutin e Psikologjisë, tash gjashtë vite po bëhen që jemi duke punuar në këtë pjesë të ndihmës apo mbështetjes psikologjike, dhe përmes shumë projekteve të ndryshme, tash edhe me këtë të fundit, po provojmë me mbajtur gjallë iniciativa të tilla që i ndihmojnë qytetarët duke u ofruar ndihmën e parë psikologjike.

Kështu që shfrytëzoj rastin me i falënderu shumë vullnetarët që e kanë shprehur dëshirën dhe motivin që çdo herë janë këtu për ne dhe për qytetarët, të cilët po shprehin shqetësime të ndryshme. Dhe po shpresoj shumë që gjithçka do të shkojë mirë dhe mbarë, pasi tashmë na pritet mbarë edhe nga të tjerët”, tha ajo.

Të ngjashme:

Onkologët paralajmërojnë për ngarkesë në sistemin shëndetësor dhe specialistë të papunësuar
  • March 10, 2026

Shoqata e Onkologëve të Kosovës ka ngritur shqetësime lidhur me gjendjen e shërbimeve onkologjike në vend, duke theksuar se sistemi shëndetësor po përballet me sfida serioze përballë rritjes së vazhdueshme…

Vazhdo lëximin...
Studimi i ri sfidon teorinë tradicionale për Alzheimerin
  • March 9, 2026

Për shumë vite është menduar se sëmundja e Alzheimerit fillon drejtpërdrejt në tru, por kërkimet e fundit po hedhin dyshime mbi këtë teori. Një studim i ri sugjeron se procesi…

Vazhdo lëximin...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ke humbur:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

  • March 10, 2026
Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

  • March 10, 2026
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

  • March 10, 2026
Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

  • March 10, 2026
Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

  • March 10, 2026
Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

  • March 10, 2026
Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës