Tarifa prej 3 eurosh, QKUK jep sqarime për çështjen e pagesës për përcjellësit e pacientëve

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka dhënë sqarime lidhur me tarifën prej tre eurosh për një natë qëndrimi të përcjellësve të pacientëve, duke theksuar se..

1 minute

Read Time

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka dhënë sqarime lidhur me tarifën prej tre eurosh për një natë qëndrimi të përcjellësve të pacientëve, duke theksuar se kjo pagesë nuk aplikohet në disa klinika dhe kategori të caktuara.

Sipas njoftimit, përcjellësit e pacientëve në Klinikën e Pediatrisë dhe në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve janë të liruar nga tarifa tri euroshe për një natë qëndrimi.

“Nga kjo tarifë përjashtohen gjithashtu përcjellësit e pacientëve të Klinikës së Onkologjisë dhe të gjitha klinikave ku trajtohen pacientë me sëmundje malinje, pavarësisht nëse pacientët janë të shtruar në klinika të tjera brenda QKUK-së”, ka thënë QKUK në njoftim.

“Po ashtu, nga pagesa përjashtohen të gjithë përcjellësit e pacientëve nën moshën 18 vjeç, si dhe pacientët me sëmundje kronike”, vijon njoftimi.

QKUK thekson gjithashtu se në Klinikën e Pediatrisë dhe në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve, përcjellësit nuk kanë paguar asnjëherë tarifën prej tri euro për natë.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports