A e dini pse avionët nuk kanë parashuta për pasagjerët

Udhëtimi me aeroplan konsiderohet një nga mënyrat më të sigurta të transportit, megjithatë shumë pasagjerë e bëjnë të njëjtën pyetje: pse nuk ka parashuta për secilin në rast emergjence? Në pamje të parë duket si masë shtesë sigurie, por në praktikë kjo zgjidhje është e pazbatueshme për disa arsye konkrete.

Mungesa e parashutave në aeroplan lidhet me disa faktorë. Së pari, trafiku ajror është ndër më të sigurtit. Probabiliteti për të vdekur gjatë një fluturimi është 1:11,000,000, ndërsa në trafikun rrugor raporti është 1:5,000.

Edhe pse aksidentet janë të mundshme, dhe stjuardesat i përgatisin pasagjerët për situata të ndryshme – si vendosja e maskës së oksigjenit apo rripit të shpëtimit – përdorimi i parashutës nuk është zgjidhje reale në shumicën e rasteve.

Një nga arsyet kryesore lidhet me kushtet e fluturimit. Avioni fluturon në lartësinë 10,000 km, me shpejtësi 800-1000 km/h. Në këto lartësi temperatura varion nga -40 deri në -60 gradë Celsius dhe praktikisht mungon oksigjeni. Në këto kushte, një person nuk do të mund të mbijetonte, çka e bën parashutën të padobishme.

Po ashtu, shumica e aksidenteve ndodhin gjatë ngritjes dhe uljes. Në këto faza, pasagjerët nuk do të kishin kohë për të përdorur parashutën. Në një lartësi kaq të ulët, ajo nuk do të hapej në kohë.

Një tjetër faktor është psikologjik. Prania e parashutave mund të shtojë ankthin tek disa pasagjerë. Për shumë njerëz, vetë fluturimi shkakton pasiguri; shtimi i një parashute në kabinë mund të rrisë ndjesinë e rrezikut dhe panikun.

Paniku është gjithashtu problem praktik. Në rast emergjence, shumica e pasagjerëve nuk do të dinin si ta vendosnin siç duhet parashutën, as si të vepronin me qetësi për t’u hedhur nga avioni. Trajnimi i mijëra pasagjerëve për një situatë të tillë do të ishte pothuajse i pamundur.

Edhe pse parashutat janë të shtrenjta, kjo nuk është arsyeja kryesore e mungesës së tyre. Ato do t’i shtonin peshë të konsiderueshme avionit, gjë që ndikon drejtpërdrejt në konsumin e karburantit dhe performancën. Për më tepër, do të zinin hapësirë të vlefshme për bagazhe, e cila është e domosdoshme, sidomos në udhëtime të gjata apo kur pasagjerët udhëtojnë me fëmijë.

Të ngjashme:

Kjo është libraria ku mund të flesh mes librave
  • March 10, 2026

Pranë katedrales së famshme Notre-Dame në Paris ndodhet një nga libraritë më të njohura dhe më të veçanta në botë, Shakespeare and Company. Ky vend nuk është vetëm një hapësirë…

Vazhdo lëximin...
Meteorit bie mbi një shtëpi në Gjermani, shpoi çatinë
  • March 9, 2026

Banorët në disa rajone të Gjermanisë perëndimore u bënë dëshmitarë të një fenomeni të rrallë në qiell, kur një objekt i ndritshëm kaloi me shpejtësi të madhe duke lënë pas…

Vazhdo lëximin...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ke humbur:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

  • March 10, 2026
Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

  • March 10, 2026
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

  • March 10, 2026
Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

  • March 10, 2026
Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

  • March 10, 2026
Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

  • March 10, 2026
Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës