Aksioni në Gjakovë: 2 mijë gjoba për parkim në trotuare brenda një jave

Aksioni kundër parkimit të paligjshëm në hapësirat e dedikuara për këmbësorë ka sjellë një valë të madhe gjobash në Gjakovë. Autoritetet po ndërhyjnë ndaj shoferëve..

1 minute

Read Time

Aksioni kundër parkimit të paligjshëm në hapësirat e dedikuara për këmbësorë ka sjellë një valë të madhe gjobash në Gjakovë. Autoritetet po ndërhyjnë ndaj shoferëve që bllokojnë trotuaret, duke theksuar se kjo praktikë po dëmton sigurinë dhe lëvizjen e qytetarëve.

Vendin e destinuar për këmbësorë, po e zënë shoferët me makinat e tyre.

Por këta të fundit, për parkime në trotuare, nuk po shpëtojnë pa gjoba nga Policia e Kosovës në Gjakovë.

Gjobat sillen nga 40 euro e deri në 150 euro, varësisht si parkohen automjetet.

Dënime të tilla morën afro 2 mijë qytetarë për një javë prej kur policia në këtë qytet nisi këtë aksion me kërkesë të komunës.

E policia thotë se operacionin nuk do ta ndalë me kaq.

About the Author