Një lëkundje e ndjeshme e tokës është regjistruar pasditen e së martës në qarkun e Elbasanit, duke u ndjerë edhe në zonat përreth. Të dhënat paraprake tregojnë për një tërmet me intensitet mesatar, ndërsa autoritetet po vijojnë vlerësimin e situatës.
Lëkundje sizmike janë regjistruar në qytetin e Elbasan, pasditën e së martës.
Sipas të dhënave të para, tërmeti ka pasur magnitudë 4.3 ballë të shkallës Rihter, me një thellësi prej 13 kilometrash.
Lëkundjet janë regjistruar 6 kilometra në veri-perëndim të Lushnjë dhe 37 kilometra në jug-perëndim të Elbasanit, sipas raportimeve të institucioneve sizmologjike.
Autoritetet lokale po monitorojnë situatën dhe do të ofrojnë informacione të mëtejshme nëse situata ndryshon.







