178 vjetori i gazetës së parë shqiptare

Historia e shtypit shqiptar nis jashtë kufijve të Shqipërisë, në mesin e shekullit XIX. Në një kohë kur idetë kombëtare po merrnin formë dhe komuniteti arbëresh në Itali kërkonte të forconte identitetin e vet kulturor e politik, u hodhën themelet e gazetarisë shqiptare.

Më 23 shkurt të vitit 1848 u botua në Napoli gazeta e parë në historinë e shtypit shqiptar, “L’albanese d’Italia”. Ky botim periodik cilësohet si gur themeli i shtypit kombëtar. Gazeta “L’albanese d’Italia” drejtohej nga shkrimtari arbëresh, Jeronim De Rada, një prej figurave qendrore të periudhës së Rilindjes.

Gazeta, e shkruar kryesisht në gjuhën italiane dhe pjesërisht në arbërisht, shërbeu si një tribunë e komunikimit të mesazheve politike, shoqërore e kulturore, në përpjekje për të krijuar dhe informuar opinionin publik të komunitetit arbëresh në Itali. Në disa prej numrave të saj janë publikuar lajme të shumta mbi zhvillimet në Shqipëri dhe në rajonin e Ballkanit.

De Rada, i cili gëzon atributet e “babait” të gazetarisë shqiptare, përveç konceptimit të periodikut, kishte marrë nën ngarkim të plotë kryerjen e çdo procesi të parashikuar, deri te shtypshkrimi i përmbajtjes. Më pas ai u ndihmua nga studenti Nicola Castagna.

Personaliteti i botës arbëreshe ndërmori në vitin 1883 edhe botimin e revistës së parë në gjuhën shqipe, “Flamuri i Arbërit”.

Të ngjashme:

Zbulohen gjurmë të një vendbanimi arkeologjik në zonën e Lushnjës
  • March 10, 2026

Në zonën e quajtur Kodra e Pusit, pranë fshatit Murizë në Peqin, kanë nisur gërmime arkeologjike shpëtimi që po zhvillohen nga arkeologët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, në bashkëpunim…

Vazhdo lëximin...
Kurti vlerëson kineastet e Kosovës për sukseset në skenën ndërkombëtare
  • March 9, 2026

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur vlerësim për kontributin që gratë kineaste nga Kosova po japin në industrinë e filmit, duke theksuar se puna dhe arritjet e tyre po…

Vazhdo lëximin...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ke humbur:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

  • March 10, 2026
Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

  • March 10, 2026
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

  • March 10, 2026
Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

  • March 10, 2026
Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

  • March 10, 2026
Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

  • March 10, 2026
Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës